Alpinistet shqiptare guxojne edhe pas tragjedise ne Marmolada – Midis tyre edhe nje dibran

0 0
Read Time:1 Minute, 16 Second

 

9 Korrik 2022 alpiniste nga Shqipëria, midis tyre edhe alpinisti dibran Indrit Çenga ngjitën dje majën më të lartë të territorit të Italisë Gran Paradiso !
Ngjitja e kesaj maje ne kete periudhe duke ndjekur shtegun nga Rifugio Federico Chabod është një provë e lartë guximi pasi gjendja e akullit ne temperaturat e fundit, te shkaktuara nga ndryshimet globale te klimes paraqitet shume e rrezikshme. Kujtojme ngjarjen ne malin Marmolada ku humben jeten 6 alpiniste dhe 20 te tjere mbeten te zhdukur. Akulli po shkrin dita dites duke rritur mundesine per ortek dhe rrezikun per renien ne te carat e krijuara te cilat kalojne 40 metra thellesi.

E gjithe distanca e shtegut eshte e ekspozuar nga ky lloj rreziku si edhe nga rreshkitja dhe renia e gureve masive te cilen ne shume raste behen vdekjeprurese per alpinistet qe gjenden mes kesaj dukurie. 

Ngjitja në lartësi të tilla kërkon përgatitje shumë të mirë fizike/psikologjike per arsye te problemeve shendetesore qe mund te vijne si pasojë e aklimatizimit.

Per keto arsye ngjitja dhe zbritja e ketij mali duhet te realizohen sa me shpejt te jete e mundur.
Alpinistet u nisen ne oren 04:00 te mengjesit ne menyre qe akulli te ishte ne kushte me te favorshme dhe per te eliminuar disi rrezikun nga rreshkitje masive. I gjithe grupi arrin ne maje ne oren 10:00 te paradites. 

Zbritja deri ne Rifuggio Vittorio Emnalue zgjati 4 ore.
Urime te gjithe alpinisteve per guximin e treguar dhe per ngjitjen e majes se Gran Paradiso.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %