Aldo ja doli

0 0
Read Time:1 Minute, 0 Second

Hamdi Skeja, babai i djalit 5 vjeçar Aldo, i cili vuan nga një sëmundje e cila nuk e lejon të ecë dhe të flasë, i ka gëzuar të gjithë përmes një postimi në rrjetet sociale ku bën me dije se i biri ia ka dalë me sukses në ndërhyrjen kirurgjikale të radhës.
Për këtë Skeja falenderon ministren e Shëndetetësisë Ogerta Manastirliu e cila bëri të mundur ndërhyrjen emergjente për vogëlushin.
“Gertë , Aldo triumfoi!
Gerta , Aldo dje doli me sukses në ndërhyrjen kirurgjikale të radhës. Vërtetë zgjati 7 orë , por doli me sukses. Doktorrët Gertë dolën duke qeshur , duke duartrokitur ! Zoti ishte me Aldon ! Të thashë Gertë atë ditë që u takuam në zyrën tënde , të thashë : -Aldo do ja dali. Aldo do mbështetjen tënde . Dhe ti e bëre! Faleminderit! Aldos i ka munguar mbështetja e shtetit prandaj vuajti kaq vite !
Faleminderit shumë Gertë!
Ta kam thënë Gertë se kam besim në Zot , në forcen e djalit që mund të hyj edhe 20 herë në operim .
Perqafime Gertë nga Gaslini”, shkruan Hamdi Skeja në postimin e tij!

Hamdiu kujtojmë që prej kohësh po lufton mes sakrificash në dyert e institucioneve dhe spitaleve për Aldon që tashmë të gjithë e duam.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %