Profil/ Nga Samet Zagradi
Dibra gjatë gjithë historisë ka nxjerrë figura të shquara që edhe në ditët e sotme i njohim për zgjuarsinë dhe fjalorin e pasur që kanë pasur. Edhe sot nuk mungojnë të tillë personazhë të cilët punojnë ne heshtje dhe përcjellin tek çdokush mirësinë dhe zgjuarsinë e një intelektuali të mirëlexuar.
Një person i tillë është Albert Kojku, i lindur në Zimur të Njësisë Administrative Tomin, të cilësuar si fshati më i lartë në Shqipëri. U rrit nga dy prindër të thjeshtë dhe me një familje të madhe, ai kreu shkollën 8-të vjeçare në shkollën e fshatit Shimçan, të mesmen pranë gjimnazit “Seid Najdeni” dhe më pas ndoqi studimet e larta në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë në republikën e Yemenit ku u diplomua në “Menaxhimin e sistemeve të informacionit” në vitin 2005.
Alberti është i martuar dhe babai i 3 fëmijëve Uardës, Ilajdës dhe Ensarit të cilët praktikisht duhet të ndjehen me fat për përkushtimin dhe mënyrën model të edukimit që babai dhe nëna e tyre përpiqen çdo ditë.
Karrierën e tij ai e nisi si mësues i informatikës pikërisht në gjimnazin ku ai kishte studiuar dhe më pas punoi si përgjegjës Informacionit dhe Statistikës pranë Drejtorisë Arsimore Dibër për 3 vite. Kojku u kthye sërish në mësimdhënjez kësaj rradhe si petagog i jashtëm pranë filialit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës në qytetin e Peshkopisë. Ai u çertifikua nga Ministria e Arsimit në nivelin më të lartë si mësues për shkollat e mesme. Ai ka punuar si kryetar i deges se Informatikes per qarkun e Dibres pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore.
Alberti është çertifikuar me dhejtra çmime, kualifikime dhe mirënjohje të cilat i japin më shumë vlerë Cv së tij profesionale. Disa nga kualifikimet mund të përmendim: Çertifikata “ European Certicate Driving Licence” (ECDL) CCNA Discovery: Networking for Home and Small Business, CCNA Discovery: Working at a Small and Medium Business or ISP, FONDACIONI “Abraham LINCOLN”: Certifikim bazë për Kompjuter and Internet, LCDS: Learning Content Development System, ISSET: Web Expression si dhe AL-BIZ: Mirëmbajtja e kompjueterave dhe bazat e rrjetit.
Gjatë ushtrimit të profesionit të mësimdhënësit është kontraktuar nga MASH dhe Ministria e Brendëshme për trajnimin e përdoruesve të sistemit të IT në Arsim dhe për tranimin e punonjësve te Zyrave te Gjendjes Civile për hartimin e regjistrit elektronik të popullsisë.
Ai sot drejton me sukses prej disa vitesh shoqatën “Ardhmëria” në Dibër duke qenë një faktor në edukimin dhe mbështetjen e aktiviteteve kulturore të zonës.
Albert Kojku mbetet gjithmonë gojëmjaltë me të gjithë duke e dashur dhe e rrespektuar e gjithë zona e Dibrës dhe jo vetëm. Për portalin DibraON ai na tregon se të jesh një njeri i mirë në me të gjithë është pak e vështirë por në qoftë se je i drejtë me zotin dhe njerëzit atëherë je i garantuar për të qenë person pozitiv. Ai jep një mesazh për të gjithë dibranët duke thënë që:- “Rubineti nuk jep ujë nëse rezervuari nuk është i mbushur”
Nuk i është mirë që t’u kushtojë vëmendje të tjerëve dhe të braktisë veten tonë.Përkundrazi ai duhet t’i kushtojë më tepër vëmendje vetvetes duke studiuar dhe vepruar. Sepse ky është një themel mbi të cilin mbështetet suksesi dhe komunikimi me te tjeret, pasi rubineti nuk na jep ujë nëse rezervuari nuk është i mbushur“
Dibra ka nevojë për njerëz të tillë si Berti, për njerëz të cilët e duan pa kushte vendin dhe japin po pa kushte dhe interesa kontribut për zhvillimin dhe mirëqenjen e vendit tonë.