Akuzon Korabi, arbitra lezhjanë gjykojnë Besëlidhjen

0 0
Read Time:54 Second

Nga: Fatmir Zhuzhi

Ndeshja e moshave U19-të u mbyll 2-1 për Besëlidhjen.

Trajneri i Korabit të Peshkopisë për moshat deri në 19 vjeç Bexhet Hysa, ka ngritur akuza të forta lidhur me pabarazinë e garës që po zbatohet te kampionatet e moshave.

Referuar ndeshjes së skuadrës së tij, luajtur në Lezhë me Besëlidhjen vendase, trajneri Hysa thotë se e ka parë skandaloze faktin që Besëlidhja U19- Korabi U19, të gjykohet nga gjyqtarë nga Lezha. 

Hysa deklaron: “Kjo ndeshje u gjykua nga një treshe arbitrash nga kolegjumi i Lezhës. Edhe delegati i ndeshjes ishte po nga Lezha. Nuk ështe e mundur dhe nuk mund të ndodhë që në një ndeshje të ekipeve U19 me aq rivalitet, të gjykohet nga rivalët në “fushë”. Kjo ngarkon me përgjegjësi dhe Sektorin e Garave dhe personat përgjegjës të dizenjimit të arbitrave. 

Pa folur më pas për kushtet minimale higjenike në dhomat e xhveshjes e mbi të gjitha me sigurinë zero në oraganizimin për mbarëvajtjen e takimit. Unë nuk e humba ndeshjen”, thotë ndër të tjera i zhgënjyer trajneri Hysa.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %