Read Time:33 Second
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë rreth orës 09:40 në aksin nacional Maqellarë-Peshkopi, në afërsi të fshatit Melan.
Sipas informacionit të Policisë, një automjet, i drejtuar nga shtetasi Sh.H., 62 vjeç, ka dalë nga rruga pasi drejtuesi humbi kontrollin. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët e tij janë plagosur. Fatmirësisht, të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Dibrës.
Dyshohet se prania e baltës në rrugë mund të ketë ndikuar në shkaktimin e aksidentit. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në daljen e mjetit nga rruga.