Aksident në Alpet e Korabit, 19-vjeçari shpëtohet nga Policia dhe Ministria e Shëndetësisë

0 0
Read Time:45 Second

📍Dibër – Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ndërhynë për të shpëtuar një 19-vjeçar, i cili u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës në Alpet e Korabit.

Sot, rreth orës 12:40, në Alpet e malit të Korabit, gjatë një ekspedite, shtetasi K. S., 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka pësuar dëmtime. Ai po shoqërohej nga disa persona të tjerë në momentin e aksidentit.

Policia e Dibrës, pas marrjes së njoftimit, ka organizuar menjëherë operacionin e shpëtimit, por për shkak të terrenit të vështirë, është kërkuar ndërhyrja e një helikopteri. Pas dhënies së ndihmës së parë, 19-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Traumës për trajtim të mëtejshëm.

Policia e Dibrës vazhdon të jetë plotësisht e angazhuar në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve dhe i fton ata që për çdo emergjencë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Happy
Happy
100 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %