Read Time:33 Second
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në Kastriot , Dibër, ku një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë. Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë transportuar njërin prej të plagosurve drejt Tiranës me helikopter për trajtim të specializuar, ndërsa i lënduari tjetër po merr mjekim në spitalin e Peshkopisë.
Policia shkoi në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë ose kushtet e rrugës mund të kenë qenë faktorët kryesorë që çuan në humbjen e kontrollit mbi automjetin.