Read Time:34 Second
Një aksident i rëndë u shënua pasditen e kësaj të Hëne në Bulqizë.
Një 30 vjeçar i cili po udhëtonte nga lagjja e vjetër në lagjen e re të qytetit të Bulqizës është përplasur me një shtyllë ndriçimi.
Goditja ka qenë shumë e fortë duke shembur shtyllën, ndërsa mjeti motorrik është bërë cop cop.
Dëshmitar nga vendi i ngjarjes thanë se 30 vjeçari me inicialet B.Ll, ka fluturuar në ajër e më pas është përplasur me asfaltin.
Ai u dërgua menjëherë nga kalmitarë të rastit në spitalin e Bulqizës ku mori ndihmën e shpejtë, më pas u transportua në gjendje të rëndë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.
Marre nga TvMati