Akreditohet Spitali Rajonal Dibër. Vlerësime nga Ministria për punën e bërë

0 0
Read Time:1 Minute, 8 Second

Sot është Dita Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal dhe kjo gjë u manifestua mjaftë mirë me lajme të mira.
Në profilin e Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u njoftua Akreditimi nga bordi I Agjensisë së Standarteve të cilësië dhe Kujdesit Shëndetësor i 261 institucioneve shëndetësore në Shqipëri.
Nër to i akredituar ishte edhe Spitali Rajonal i Dibrës i cili mori vlerësime mjaftë të mira nga drejtuesit dhe organizatorët, të cilët u shprehën se ky institucion shëndetësor mjaftë i rëndësishëm në verilindje të vendit po bën punë mjaftë të mira.
Pjesëmarrëse në këtë takim për të marrë vlerësimin ishte drejtuesja e Spitalit Dibër, Irini Shehu e cila u shpreh se ky vlerësim e gëzon shumë atë por merita më e madhe u shkon punës së pa lodhur të mjekëve, infermierëve dhe të gjithë punojësve të këtij institucioni që punuan me forcë në ditë të mira dhe të vështira.
Gjithashtu, Shehu tha se Spitali Rajonal I Dibrës shumë shpejt do të jetë pjesë e një rikonstruksioni.

Po ashtu ajo shton ajo edhe poliklinika e qytetit është në rikostruksion gjë e cila tregon vëmendjen e shtuar të Ministrisë, e cila përkthehet në një shërbim më të mirë për banorët e zonës.
Kujtojmë që kohët e fundit ky spital është pasuruar me mjek të rinj të cilët pavarësisht moshës po u japin qytetarëve një shërbim cilësor dhe professional.

|Portali Dibra ON|

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %