Adelina, infermierja e re që fillon punë për herë të parë: Dua të jem shpresë

0 0
Read Time:3 Minute, 56 Second

Adelina Hoxha është nfermierja më e re që do t’i bashkohet sistemit të shëndetësisë. 22 vjeçarja pret të fillojë punë për herë të parë në profesion këtë muaj. Pasi ka aplikuar në portalin “Infermierë për Shqipërinë” dhe pasi iu nënshtrua testit ajo është përzgjedhur një ndër infermierët fitues.

Adelina është nga qyteti i Peshkopisë. Ka përfunduar gjimnazin me rezultate të shkëlqyera dhe në çdo hap ka pasur mbështetje familjen. “Kam lindur ne Peshkopi në lagjen Kamen. Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur sepse gjithë kohës kam pasur mbështetjen e familjes në çdo hap. Fatmirësisht gjithmonë familja më ka nxitur për tu shkolluar dhe për të studiuar fort që nga shkolla fillore, gjimnazi dhe universiteti prandaj çdo gjë që arrij në jetë ua dedikoj atyre dhe jam shumë falenderuese”, thotë ajo gjatë një interviste për pozitivi.org.

Në Tiranë ka ardhur në vitin 2015, kur filloi universitetin. Fillimi ka qenë I vështirë. Ka kaluar netë të pafundme pa gjumë dhe sakrifica si nga ana e saj dhe e familjes. Porn ë fund ia doli me sukses, ka sjellë shpresë për famijen e saj dhe do të sjellë për të gjithë ato persona për të cilët ajo do të kujdeset, sepse ky ka qenë dhe qëllimi që e shtyu të studiojë këtë degë.  

“Zgjodha të studioj infermieri sepse gjithmonë e kam pasur dëshirë këtë fushë dhe ideja se mund të shpëtoja jetë ose ti lehtësoj dhimbjet dikujt. Është ndjenjë shumë e bukur të jesh shpresë për dikë që të beson edhe jetën e tij ty. Dhe unë dua të jem shpresë për dikë.

Intervista me Adelina Hoxha për pozitivi.org:

Një prezantim për të gjithë ata që s’të njohin?

Përshendetje! Quhem Adelina Hoxha jam 22 vjeç dhe vij nga qyteti i Peshkopisë. Kam përfunduar gjimnazin “Seid Naideni” me rezultate shumë të mira dhe fitova studimet për infermieri të përgjithshme në Tiranë.

Ti je një nga infermieret fituese në portalin “Infermierë për Shqipërinë”. Si e prite lajmin?

 Pasi perfundova studimet Bachelor ne fakultetin e “Shkencave mjekesore teknike” dhe u licensova në “Urdhërin e Infermierit” vendosa të aplikoj ne portalin “Infermierë për Shqipërinë” . Fillimisht dorezova dokumentet e nevojshme (ku në bazë të tyre vlerësoheshim deri ne 30 pikë). Më pas iu nenshtrova provimit te informatizuar (ndryshe nga vitet e kaluara), ku ne fund te provimit përcaktoheshin pikët përfundimtare. Pastaj në baze të pikëve u shpalla fituese e portalit. Patjetër që u ndjeva shumë mirë sepse më në fund do shpërblehesha për gjithë lodhjen dhe sakrificat e mia dhe të familjes time përgjate këtyre viteve .

Ku do të fillosh punë?

Jam përcaktuar për të vazhduar tek QSUT më saktë e zgjodha vetë dhe pritet të vazhdoj këtë javë.

A është hera e parë që punon në profesionin tënd?

Është hera e parë që punoj në profesionin tim sepse jam e sapolicensuar.

Mendove që do të përzgjidheshe fituese nga portali kur konkurove në fillim?

Të them te drejtën edhe pse kisha dalë shumë mirë tek provimi edhe kisha shumë pikë përsëri isha skeptike. Por fatmirësisht çdo gjë shkoi shumë mirë.

Pse zgjodhe të studiosh për infermieri?

 Zgjodha të studioj infermieri sepse gjithmonë e kam pasur dëshirë këtë fushë dhe ideja se mund të shpëtoja jetë ose ti lehtësoj dhimbjet dikujt. Është ndjenjë shumë e bukur të jesh shpresë për dikë që të beson edhe jetën e tij ty.

Më trego pak për kohën e studimeve? Si ka qenë për ty si periudhë?

Fillimi është i vështirë për këdo dhe për mua në fillim ishte e vështirë të ambientohesha në një vend komplet ndryshe nga qyteti im i vogël. Studimet ishin të lodhshme me netë të pafundme pa gjumë dhe sakrifica si nga ana ime dhe e familjes time por ia vlejtën të gjitha sepse arrita rezultatet që dëshiroja.

Ti je me origjinë nga Dibra, kur erdhe në Tiranë?

Kam ardhur ne vitin 2015 ne kohen kur fillova studimet bachelor. Aktualisht vazhdoj studimet master shkencor në vitin e dytë.

 Na e përshkruaj jetën tënde me disa rreshta, që nga fëmijëria…

Kam lindur ne Peshkopi në lagjen Kamen. Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur sepse gjithë kohës kam pasur mbështetjen e familjes në çdo hap. Fatmirësisht gjithmonë familja më ka nxitur për tu shkolluar dhe për të studiuar fort që nga shkolla fillore, gjimnazi dhe universiteti prandaj çdo gjë që arrij në jetë ua dedikoj atyre dhe jam shumë falenderuese.

Çfarë mendon për sistemin shëndetësor në Shqipëri?

Besoj një mendim ekzakt do e kem kur të jem vetë pjesë e tij për ti parë më nga afër si funksionojnë strukturat. Mendoj se janë përmirësuar shumë gjëra jo se nuk ka punë akoma por le të shpresojmë që do përmirësohen shumë shpejt.

(© 2019, Pozitivi. All rights reserved.)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %