Pandemia e Covid-19 penalizoi cdo aktivitet të përditshëm të njerëzimit po ashtu edhe në vendin tonë kjo gjë ka ndikuar negativisht në shumë aspekte jetësore.
Nëse të rastis të bësh një rrugë përems lagjeve të qytetit ose në fshatra të ndryshëm, të zë syri dhjetra fëmijë teksa luajnë duke mos rrespektuar në asnjë mënyrë distanën fizike. Në pjesën më të madhe të rasteve fëmijët qëndrojnë jashtë edhe në orarin e mësimit teksa praktikisht duhet të jenë duke zhvilluar lëndët mësim online me mësuesit e tyre. Pjesa më e madhe mes vështirësive që të sjell mësimi oline mundohen të marrin sadopak iformacione nga mësuesit e tyre por jo të gjithë e kanë dëshirën për ta bërë këtë gjë.
Sipas kotakteve me disa mësues në Dibër, gazetarët e dibraon.com mësuan se jo të gjithë fëmijët kanë mundësi të ndjekin rregullisht mësimin online për arsye të ndryshme. Pjesa më e madhe thonë ato, nuk kanë mundësi ta ndjekin për shkak të aspekteve teknike të internetit apo mugeses së smarfonëve, ndërsa një pjesë tjetër për shkak të neglishencës së tyre. Kjo pandemi duket se mbylli përfudimisht shkollat në Republiken e Shqipërisë për këtë vit arsimor.