A është e pregatitur Dibra për një bum turistik?

2 0
Read Time:3 Minute, 42 Second

Opinion nga: Samet ZAGRADI

Dihet tashmë që mundesitë e zhvillimit të fushës së turizmit  në Dibër janë më të larta pasi shumë aktorë kanë ndikuar së bashku në promovimin dhe kthimin e resurseve në atraksione. 

Ndërtimi i Rrugës së Arbrit dhe sidomos përfundimi i saj do e bëj Dibrën një lagje të Tiranës, gjë e cila mendoj që do të ketë një ndikim të madh në shtimin e numrit të turistëve ditorë por dhe jo vetëm që vizitojnë Qarkun e Dibrës. 

Aktorë të ndryshëm mediatik, turistik apo dhe nisma personale siç janë guidat turistike në Dibër po ndikojnë më promovimin e atraksioneve turistike, ushqimeve bio dhe vlerave njerëzore e mikëpritëse që dibranët si popull zotëronjë. Për këtë arsye çdo ditë po shohim grupe turistësh të huaj apo dhe vendas që frekuentojnë bujtinat dhe fshatrat që para disa vitesh as nuk mendohej që mund të shihje njerëz që konsiderohen turistë. 

Dibra është një hambar i mbushur me plot të mira që Zoti i ka dhuruar dhe ne kemi fatin ti kemi pranë që ti shijojmë ato.

Perla si Mali I Korabit, Lura, Kacnia, Bjeshkët e Gramës, Zimuri, LLixhat, ushqimet bio, historia, mikpritja dhe bujaria dibrane janë element të cilët e bëjnë Dibrën një vend që meriton të investohet dhe të shijohet shumë edhe nga të huajt.

-Por a është e gatshme Dibra të përballojë një bum turistik, nëse ndodh?

Për fat të mirë agroturizmi në Qarkun e Dibrës ka tendencën e zhvillimit dhe një pjesë e mirë e turistëve vendas apo të huaj preferojnë të konsumojnë ushqim tradicional, bio dhe të përjetojnë ndjenjën e mikpritjes dhe bujarisë Dibrane që kurrë nuk mungon. Fluksi I mundshëm I turistëve në Dibër kam frikën që mund të na gjejë disi të pa pregatitur në disa aspekte të cilat mund të ndikojnë në cilësinë e shërbimit dhe të qënurit më të qëllimshëm në kthimin e turizmit më potencial ekonomik për Dibrën. 

Infrastruktura rrugore mbetet një katalizator i rëndësishëm në mungesën e investimeve që mund të ndikojë drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit malor në rajonin e Dibrës. Përmendim  Korabin, Lurën, Kacninë, Gramën, apo shumë atraksione me peshë të jashtëzakonshme turistike në Dibër që pengesë parësore për zhvillimin turistik si pasojë edhe ekonomik  është rruga. Mungesa e infrastrukturës rrugore bëhet pengesë e investitorëve, njëkohësisht edhe të turistëve të cilët sigurisht që ju nevojiten kushte.

Mungesa e eksperiencës po ashtu në aplikimin e turizmit, flas për turizmin elitar që pritet të ketë Dibra, duhet të jemi të kujdesshëm dhe bujarë (ashtu sic e kemi zakon) që ato të vijnë sërish. 

Po ashtu mendoj që shërbimi është një celës kryesor për zhvillimin apo pengimin e ardhjes së turistëve në Dibër. Ikja e të rinjve jashtë po i bën një dëm mjaft të madh zhvillimit turistik pasi hoteleria dhe restorantet kryesisht si në  të gjithë Shqipërinë po vuajnë për forcë puntore. Nuk mund të them që në Dibër nuk ka shërbim cilësor, por dua të theksoj që duhet punuar më shumë në sektorin e turizmit për të qenë konkurues me treg dhe për ti detyruar turistët vendas edhe të huaj të vijnë sërish. Investimi tek të rinjtë me kurse apo shkolla profesionale do të bënte që Dibra të jetë konkuruese në shërbim, gastronomi dhe në aspekte të tjera që i shërben këtij sektori.

Sektori i Turizmit është një sektor të cilin shumë vënde në Shqipëri e kanë kthyer si motor ekonomik të zonës. Vetë banorët e Dibrës dalëngadalë po mësohen me faktin që mund të fitojmë më produktët dhe resurset që Zoti na ka dhurar. Informacioni turistik, krijimi I urave lidhëse mes shërbimesh,  bashkëpunimi mes bizneseve dhe instancave shtetërore është faktor kyc në përballimin e një fluksi turistik që shpresojmë të vijë në vitet në vijim. Gjithashtu  Licensimi i një numri më të madh guidash turitike që njohin mirë cdo shteg do ishte një faktor tjetër për përballimin e fluksit turistik.  Markimi I shtigjeve, hartezimi dhe krijimi I një platforme informuese për cdo turist apo grup do ndihmonte shumë në rritjen e cilësisë dhe shërbimit turistik dibran.

Shtimi i opsioneve turisktikë, shtigjet e reja, digjitalizimi pikave turistike dhe infrastruktura bashke me një shërbim të mirë mendoj që dalëngadalë do e sjellë turizmin si platformë fitimprurëse për dibranët. Kudo në botë turizmi elitar është bazë e ekonomisë dhe kjo gjë mungon disi në vendin tonë pavarësisht se klima dhe relieve me resurset e tij na favorizon jashtëmase.

Happy
Happy
67 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
33 %