Nga: Samet Zagradi
Nëse ti një prind, një drejtues apo edhe një njeri i thjeshtë që jeton në realitetin e sotëm, jam shumë i sigurtë që nuk të bën më asgjë përshtypje.
-E nisa me fjalën prind sepse ky rol çdo ditë e më tepër po bëhet mjaftë i vështirë, madje në disa raste pothuajse tërësisht i pamundur për menaxhuar fëmijët ashtu siç duan.
Përveç problematikave të moshës fëmijët e këtij brezi po bëhen pre e një mori problematikash të cilat dëmtojnë rralisht të ardhmen e tyre.
Vazhdimisht në media, pa i përshjashtuar ato u serviren fëmijëve modele të shëmtuara të cilat bëhen shembuj dhe ndiqen apo imitohen në imtësi, në çdo sjellje pa marrë parasysh se çfarë përfqësojnë ato në të vërtetë. Fëmijët, kryesisht adoleshentët bazuar në realiteti që jetojmë “që i forti rrespektohet” kanë tendencën që shfaqin sjellje të dhunshme, në shkollë, familje apo në rrethin e tyre shoqëror duke bërë që bullizmi të jetë i pranishëm tek moshatarët e tyre.
Arsimi sot, nëse flasim realitetin nuk është në cilësinë e duhur dhe këtë shumica e njerzive e pranojnë. Madje e pranojnë edhe vetë punojësit e arsimit. Modelet europiane të mësimdhënjes për realitetin tonë nuk po përputhen duke nxjerrë problematika mes mësuesve apo nxënësve dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në të ardhmen e fëmijëve të këtij brezi. Mësuesit i mohohen shumë të drejta dhe brezi i sotëm sa vjen dhe bëhet më dembel.
Statistikat të ndryshme nxjerrin në pah një fakt që “kall datën” duke menduar se pjesa dërmuese e të rinjëve nuk kanë lexuar kurrë një libër në jetën e tyre. Teknologjia ka verbuar të rinjtë e sotëm duke harruar në gradë që të tremb dëshirën për dije dhe për të studiuar diçka që do i vlente vërtetë në jetë.
Lëndët e dëmshme duke filluar nga cigarja, alkoli e deri tek ato narkotiket gjinden mjaftë lehtë nga çdokush, madje edhe nga nxënësit e ciklit fillor dhe 9 vjeçar, për të mos llogaritur gjimnazet. Lojrat, kazinotë apo pikat ilegale të lojrave të fatit kanë zënë dyert e shkollave, duke u marrë frymën të rinjve e duke gënyer në ditën me diell prindërit; se gjoja fëmijët i kanë çuar në shkollë. Lehtësisht dhe pa u munduar fare të rinjtë e sotëm përdorin lëndë të dëmshme duke u sjellë mjaftë probleme prindërve, mësuesve dhe më shumë vetes së tyre.
Të rinjtë e sotëm studiojnë pak, nuk jetojnë për veten por për rrjetet sociale. Pjesa me më e madhe e të rinjve postojnë dhe kënaqen me gjëra fallco për të manipuluar të tjerët sikur çdo gjë është si në modelet që ndiqen.
Të rinjtë e sotëm priren të rriten më shpejt e të eksperimentojnë veprime jo të moshës së tyre, kjo ndikuar nga fryma e rrymave apo trendeve europiane. Kultura e shoqërisë tonë tradicionale dita ditës apo asimilohet dhe për fat të keq të rinjtë po marrin anët më negative të trendeve dhe kulturave të huaja.
Nëse rastësishtë të bie rruga të kalosh pranë një grupi fëmijësh është e pamundur të dëgjosh fjalorin brutal që ato përdorin kundrejt njëri tjetrit pavarësisht se akoma janë gati 10 vjeç. Nëse sërish të ka rënë fati të jesh afër një gjimnazi do tmerrohesh se ç’skena sheh e ç’fjalë dëgjon nga meshkujt dhe femrat pavarësisht se ndodhesh në një institucion ku duhet të merret dije. Edhe ti që po e lexon këtë shkrim jam i bindur se nuk të bën më përshtypje asgjë.
Emigracioni ka qenë dhe mbetet një plagë e shoqërisë, ku të rinjtë braktisin vendin e tyre duke mos u kthyer më. Mungesa e mundësive, kjo jo për faj të tyre bën që niveli i nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnaze të ulet disa fish. Këto fëmijë pikërisht në moshën më kritike, largohen nga baza e edukimit “familja” dhe përfundojnë kapeve të refugjatëve që është një fushë e pastër e rreziqeve për të ardhmen e tij.
Janë me të vërtetë të shumta arsyet përse duhet të kemi frikë për të ardhmen e këtj brezi. Një brez me mundësi të arta por me mangësi të shumta kurrësesi nuk mund të ketë një të ardhme të ndrritur. Fëmijët që kurrë nuk përjetojnë një fëmijëri normale, që nuk kanë shijuar të mirat e moshës, apo fëmijë me prindër të pasur që u i jep më shumë se ç’duhet nuk garanton një brez të suksesshëm. Nëse do të gjejmë kush është fajtori për këtë fakt? Jemi të gjithë, prandaj të gjithë duhet të kemi frikë nga ky brez!