Psikologe: Melisa Shehu
Prindërimi është një sfidë për prindërit, teorikisht arrin të bindësh veten se çfarë prindi do të dëshiroje të ishe, mirëpo praktikisht është shumë e vështirë të edukosh, disiplinosh dhe të zgjedhësh llojin e prindërimit që duhet të zbatosh.
Prindër autoritarë
Prindërit autoritarë janë shumë të rreptë. Ato kërkojnë që femijët e tyre t’u binden plotësisht. Kanë shumë kërkesa të rrepta dhe synojnë të tregojnë figur të fortë në familje. Nëse fëmija nuk bindet ose nuk zbaton rregullat e tyre, ato përdorin ndëshkimin, si fizik ashtu dhe emocional. Këto prindër nuk janë empatik dhe nuk oftojnë shumë dashuri.
Fëmijët e prindërve autoritarë
Fëmijët e këtyre prindërve janë fëmijë jo të lumtur. Atyre nuk u jepet mundësia të shprehen, gjë që u ndrydh ndjenjat e tyre. Nuk kanë iniciativë sepse kanë frikë nga gabimet. Nuk kanë besim në veten e tyre, duke qenë se gjithmon janë ndëshkuar dhe ju është dashur të zbatojnë rregulla strikte vetëm sipas prindërve. Kanë një rezultat më të ulët akademik, nuk kanë aftësi sociale dhe kanë probleme të mëdha emocionale.
Si psikologe këshillimi, këshilloj që prindërit nuk duhet të jenë apsolutisht prindër autoritarë, pasi dëmet që shkaktohen janë të përjetshme. Ju po dëmtoni fëmijën tuaj psikologjikisht ashtu siç juve ju kanë dëmtuar në fëmijërinë tuaj gjë që ju ka çuar në prindër autoritarë.