World Vision Albania, organizon mbrëmje bamirësie për fuqizimin e vajzave dhe grave

0 0
Read Time:1 Minute, 2 Second

World Vision Albania ka organizuar një event bamirësie për fuqizimin e vajzave dhe grave të dhunuara në Shqipëri.

Në mbrëmjen e bamirësisë “𝐃𝐫𝐞𝐬𝐬𝐞𝐝 𝐢𝐧 𝐰𝐡𝐢𝐭𝐞”, u bashkuan përfaqësues nga komuniteti i biznesit, koorporatat, institucionet shtetërore, përfaqësues të trupit diplomatik në vend, partnerë nga shoqëria civile, si edhe dashamirës e mbështetës të kauzës.

Nën moderimin e Arbana Osmanit dhe muzikën e Marsela Çibukaj , mbrëmja dhuroi emocione të forta. Pjesëmarrësit u frymëzuan nëpërmjet historive reale të vajzave dhe grave triumfuese, të cilat gjetën forcën jo vetëm për të pranuar dhunën, por edhe për ta kundërshtuar atë.

Muzika e përzgjedhur me kujdes, performanca e trupës së baletit, si edhe ekspozita e artit tërhoqën vëmendjen e të ftuarve, duke nxitur kështu biseda dhe ide se si mund të bashkëpunojmë më mirë për fuqizimin e vajzave dhe grave në vendin tonë.

Mënyra më e mirë për t’i ndihmuar vajzat dhe gratë të dalin nga cikli i dhunës është duke investuar në edukimin e tyre, si edhe nëpërmjet fuqizimit ekonomik. Angazhimi i World Vision Albania është që të gjitha të ardhurat e mbledhura nga kjo mbrëmje bamirësie të shkojnë për fuqizimin e grave dhe vajzave të dhunuara.

Eventi u organizua me mbështetjen e disa prej kompanive më të njohura në Shqipëri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %