Sociologu Dervishi: Njerëzit më punëtorë në Shqipëri janë Dibranët

0 0
Read Time:1 Minute, 22 Second

Papunësia në Shqipëri është ulur, në 3 mujorin e dytë të 2018, shifrat e punësimit kanë pasur një ndryshim në qytetet shqiptare.Papunësia është në rënie në veri dhe juglindje të Shqipërisë. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se dibranët dhe korçarët janë më punëtorët. Ndërkohë që në qytete si Vlora, Lezha dhe Durrësi papunësia është më e lartë, si dhe në Tiranë ku bizneset janë të shumta rezulton e njëjta situatë.

Megjithatë, shifrat përshtaten edhe me veçoritë e njerëzve sipas zonave të caktuara, tregojnë sociologët.

“Tirana lakmohet nga të gjithë të rinjtë e Republikës dhe fatkeqësisht tregu i punësimit, është shpërpjestimuar. Jo të gjithë shqiptarët mund të punojnë e të jetojnë në tiranë… çdo vit mendohet se vijnë në tiranë rreth 70 mijë persona”, shprehet Zyhdi Dervishi- Sociolog për TCH.

Vlora kryeson listën e rritjes së papunësisë me 23.5%.

“Vlonjatët janë ndoshta shumë më të dhënë pas luftës se pas punës. Është një grup popullsie shumë interesant, që lakmojnë shumë… duan t’i arrijnë gjërat shpejt, dhe këta njerëz nuk janë të pritur t’i nënshtrohen një rutine pune të përditshme”, thotë Dervishi.

Nga ana tjetër, profesor Zyhdi Dervishi ka një shpjegim pse dibranët dhe korçarët janë më punëtorët.

“Dibranët dhe korçarët kanë rrahur më shumë emigracionin të paktën dy shekujt e fundit… Puna në emigracion i ka kultivuar më shumë ndjenjën e punës si dhe atë për të kërkuar punë”, shprehet sociologu.

Por jo të gjithë njerëzit nga qytetet e përmendura mund të përgjithësohen. 46-vjeçari, Dashamiri nga Fushë Kruja me dëshirën për të punuar, e ka gjetur mundësinë në një nga qoshet e kryeqytetit.

Marrë nga 27.al

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %