Cikli ( Histori te odave dibrane)
Një burrë plak nga zimuri, I mendjes dhe I gojës, kishte pasur një djalë nga ata që sic thonë dibranët “ Të mos lefshin në derë” Ishte përtac, nuk punonte dhe I sillte cdo ditë nga një mbrapshti në familje. Por më e keqja ishte se keshillat dhe porositë e vyera të babait I hynin nga ky vesh dhe I dilnin nga tjetri. Një ditë tek po rrinin të dy pranë e pranë ju shkep ta pyesë babanë për dicka:- Babë! Ban mirë me më tregue se si do të ishtë më e mira për ty edhe për mua: Të kisha lindur ma parë, të kisha lindur ma vonë apo mirë që kam lindur tani?
Plakun që ndoshta e kishte munduar gjatë ky mendim, u përgjigj:- Mirë bane që më pyete o bir! Me ta thanë drejt, ma mirë do të ishte si për mue si për ty, të mos kishe lindur fare