Cikli (Histori Dibrane)
Para se te nisej për në mal për të prerë dru zjarr e porositi një plak nga Maqëllara djalin e tij:- Para se me fillue me prerë drutë, bir lëmoi pak mustaqet pastaj fillo dhe pre.
Djali u nis e shkoi në mal. Kur filloi të presë drutë lëmoi mustaqet e veta, mirë e mirë dhe filloi në drurin e parë që has. Duke prerë një degë të hollë I ra fytyrës dhe j qërroi keq syrin. Djali me dorën në sy niset për në shtëpi pa bërë dru fare.
-Eh bre Babë, unë boll I lëmova mustaqet por një degë si për inatin tim më ra keq dhe më ka vravë syrin. Plaku pas qeshi I tha: Po unë bre bir të thashë që më së pari krasit degët e më pas pre drurët. Ja dega që të rat y është mustaqe për trungun. E cfaj kam unë që ke lëmuar mustaqet e tua?