Dibër: Rifillimi i mësimit në disa shkolla, pezullimi vazhdon në disa zona
Sipas informacioneve të Dibra ON, me përmirësimin e kushteve atmosferike, procesi mësimor ka rifilluar në disa shkolla të qarkut Dibër.
Shkollat ku ka rifilluar mësimi:
•SHMB Zall-Dardhë
•Shkolla 9-vjeçare “Hasan Leka”, Shumbat
•Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Gjorgji”, Radomirë
Ndërkohë, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, pezullimi i përkohshëm i mësimit vijon në këto shkolla:
1.Shkolla 9-vjeçare Selishtë
2.Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Cani”, Lishan i Poshtëm
3.SHMB “Ajet Ndreu”, Sllovë
4.Shkolla e Mesme e Bashkuar “Miftar Krrashi”, Arras
5.SHMB “Nikoll Kaçorri”, Lurë
Situata mbetet nën monitorim, dhe për çdo ndryshim, qytetarët do të informohen në kohë reale.
Dibra ON