Emërimet e reja në krye të komisariateve të Policisë në Qarkun Dibër
Policia e Shtetit ka përfunduar procesin e përzgjedhjes dhe emërimeve për shefat e komisariateve pas fazave të konkurrimit dhe shqyrtimit të ankesave. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër janë bërë këto emërime:
•Kryekomisar Altin Lila – Shef i Komisariatit të Policisë Dibër
•Kryekomisar Edvin Peçi – Shef i Komisariatit të Policisë Bulqizë
•Kryekomisar Ervis Sancolli – Shef i Komisariatit të Policisë Mat
Këto ndryshime synojnë forcimin e strukturave policore dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve në Qarkun Dibër. Policia e Shtetit garanton angazhimin e saj për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e komunitetit në çdo zonë të qarkut.