0
0
Read Time:17 Second
Tërmet në Dibër, epiqendra në fshatin Guri i Bardhë
Një tërmet me magnitudë 3 të shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e sotme zonën e Dibrës. Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Guri i Bardhë.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohen dëme materiale apo lëndime në njerëz. Autoritetet po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.