- Isamil. Për një publik që din pak gjëra për ju, a mund të na flasësh pak më shumë rreth vetes tuaj?
Në rradhë të parë faleminderit që promovoni vlerat e pacmuara të Dibrës dhe Dibranëve. Unë nuk di cfarë të them. Interneti tregon pothuajse gjithcka rreth meje dhe cdokujt tjetër. Unë jam thjeshtë një misionar i ëndërrave mia me profesionin, pasionin për të gjithë jetën “Sportist”Ju jeni kampion në kategorinë tuaj.
Na trego si nisi karrjera dhe cilët ishin ato vështirësi që keni hasur në fillimet tuaja?
Eshtë një histori me të vërtetë shumë e gjatë me vështirësi dhe me plot dhimbje. Unë jam i lumtur që kam kaluar atë të shkuar të vështirë sepse më ka bërë më të fortë dhe më rezistent ndaj cdo gjëje. Këto vështirësi më kanë mësuar 1000 mijë herë më mirë se ti lexoja në roman apo të këshillonte një baba apo gjysh I mirë. Mund të them se karrjera ime filloi bazuar në filmat e “Herkulit” më pas të “Rocky Balboa”. Unë gjithmonë kam ëndëruar që të bëhem dikushi. Sot jam 4o vjec dhe më duket vetja si 100… Pa harruar se vetëm zoti është perfekt
Në qofte se nuk do të ishi boksier. Cfare profesioni do të doni të kishi?
Bisnesmen ose politikan. Por jo politikan “Made in Albania”. Politikan që për interesin e vendit është i palodhur, aspak tolerant ndaj padrejtësive dhe i durueshëm për të mirën e vendit tim. Në qoftë se do isha bisnesmen i madh që punon për familjen, njerëzit e varfër që nuk kanë mundësi pune. Por jo dembelët që për kisha dhe xhami nuk vlerësojnë historinë e Shqipërisë dhe të qënurit Shqipëtar.
Në karrjerën tuaj keni marrë shumë trofe dhe jeni shpallur kampion. Na tregoni pak rreth këtyre ngjarjeve të rëndësishme të jetës tuaj?
Trofetë janë një gjë që sot i mar ose i mora unë, sot ose dje e lash unë sportin dhe i merr tjetër kush. Rruga e vështirë që kam bërë nga fshati Kocaj-Bulqizë në vite ku sporti mendohej si “budallallëk” për shumë njerëz që nuk kishin të hanë dhe kur sporti nuk bëhej nga profesionistë. Sidomos sporti I boksit që pëe 50 vite ka qënë sport i ndaluar nga regjimi komunist në Shqipëri. Shumë njerëz me potencial ma kujtojnë dhe më shprehin shumë rrespekt për këtë dhe këtu në Gjermani. Nuk e kisha menduar që mund të arrija majën, por e dija të sigurtë që do të ngjitesha në majë pasi nuk u lodha kurrë duke u stërvitur dhe duke qenë i disiplinuar. Gjithmonë kam qenë i gatshën që edhe të vdisja para se të humb në ring.
Kush është Ismail Keta larg jashtë profesionit të tij?
Jashtë ringut kam qenë dhe jam shumë i zënë, pasi ne shqipëtarët jemi të edukuar me kulturën e mikëpritjes, të ndjejmë përgjigjësi për fjalën e dhënë të ndihmojmë familjen, të afërmit dhe miqtë. Mendoj që jam munduar të respektoj dhe ndihmoj cdo njeri që ka pa pasur nevojë për ndihmë. Kultura e jetës në Gjermani ku unë provova që të jetoj përbëhet nga puna dhe disiplina. Tani jam baba i dy fëmijëve, bashkëshort, xhaxha dhe dajë. Si dhe jam mësues i sportit që kërkon të jeshë përvec shembull dhe mik ose prind.
Je promotor i të rinjëve në Gjermani dhe jo vetëm. Për të rijntë e Dibrës cfarë do të këshilloje?
Do e them me pak fjalë. Të rijntë dibranë kane potenciale të pakrahasueshme, por duhet të dinë që asgjë nuk vjen duke qëndruar në vend. Më mirë të derdhin djersë kot, se sa të rinë kot. Djersa dhe mundi juaj të dashur të rinj asnjherë nuk shkon dëm. Tentoni tek e pamundura.
Zoti Keta, kë do falenderoni për suksesin tuaj?
Zotin për shëndetin dhe mëndjen e ndarë. Prindërit e mi që më rritën me vëshitrësi dhe më edukuan të jem mirënjohës dhe të vlerësoj punën time, të qënurit Dibran dhe Shqipëtarë. Falenderoj Shqipërinë për historinë e saj të dhimbëshme por gjithnjë krenare, si dhe Gjermaninë që dhe pse me shumë mundim më dha një shanc për të arritur këtu ku jam sot.
The pak më parë që mund të ishe bërë edhe politikan. Në qoftëse do ishe kryetar i bashkisë Dibër apo Bulqizë. Cfarë dot të ndryshoje dhe ku do ishte vëmndja juaj?
Kudo që të isha kryetar bashkie, pik së pari do bëja atë që cdo prind dëshiron dhe ka vlerë për të ardhmen e kombit. “ Do të edukoja të rijntë me sport dhe disiplinë që sjell vetëm fruta të shëndoshë për të ardhmen”. Dhe së dyti në Bulqizë cdo gram krom që del nga ajo Bulqizë e shfrytëzuar dhe e keqtrajtuar prej vitesh me rradhë nuk do të kalonte qafën e Buallit pa paguar taksën e qytetit, bashkisë dhe Bulqizakëve që u takon dhe zoti I madh ua ka dhuruar.
Intervistoi: Samet Zagradi
DibraON.com