Skena muzikore dibrane vazhdon të zbukurohet me talente të reja, dhe një prej tyre është Rubin Cenga. I apasionuar pas muzikës që në moshë të hershme, Rubini po e ndjek me përkushtim ëndrrën e tij për t’u afirmuar si artist. Sot, ai ka publikuar klipin e tij të dytë, të titulluar “1 Milion Arsye”, duke u prezantuar për herë të parë si një artist solo pas suksesit të bashkëpunimit të tij të parë me Florian Tufallarin.
Videoklipi i ri është realizuar me kujdes dhe profesionalizëm, duke e shoqëruar këngën me pamje dinamike dhe tërheqëse. Projekti pasqyron angazhimin dhe dëshirën e Rubinit për t’u rritur artistikisht dhe për të sjellë muzikë cilësore për publikun.
Pas bashkëpunimit të parë me Florian Tufallarin, Rubini ka arritur të krijojë një identitet të veçantë artistik, dhe “1 Milion Arsye” është një hap tjetër drejt ndërtimit të karrierës së tij. Me një zë të veçantë dhe një stil që përzien elemente moderne dhe tradicionale, ai është një premtim i madh për skenën muzikore dibrane dhe më gjerë.
Ne i urojmë Rubinit suksese të mëtejshme në karrierën e tij dhe mezi presim të dëgjojmë krijimet e tij të ardhshme!