Peshkopi, 6 Dhjetor 2024
Në kuadër të fushatës ndërkombëtare 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, iniciativa vullnetare “Bijat” organizon një event bamirësie, Mbrëmjen e Mirësisë, më 6 dhjetor 2024, në ora 18:00, në Hotel Veri, Peshkopi.
Kjo nismë synon të mbledhë fonde për të mbështetur vajzat dhe gratë që përballen me sfida sociale si dhuna apo diskriminimi, duke ofruar ndihmë psikologjike, sociale dhe ekonomike. Fondet e grumbulluara do të përdoren për të ndihmuar ato që kanë më shumë nevojë, në bashkëpunim me strukturat përkatëse dhe organizatat lokale.
Programi i eventit përfshin:
•Fjalime frymëzuese nga personalitete dhe gra që kanë përballuar sfida të jashtëzakonshme.
•Performanca artistike dhe muzikore nga talente të rinj dibranë.
•Ankande dhe donacione të drejtpërdrejta për mbledhjen e fondeve.
•Një atmosferë elegante, ku të gjithë të ftuarit janë të mirëpritur të kontribuojnë për këtë kauzë fisnike.
“Bijat” është një grup i grave dhe vajzave dibrane që kanë arritur sukses në fusha të ndryshme dhe janë angazhuar për të ndërtuar një komunitet solidar. Nisma synon të fuqizojë gratë përmes edukimit, mentorimit dhe krijimit të mundësive ekonomike, ndërsa përfshin të gjithë komunitetin për të mbështetur barazinë gjinore dhe solidaritetin.
Mesazhi i eventit:
“Së bashku, mund të thyejmë heshtjen dhe të ndërtojmë ura solidariteti. Çdo akt mirësie sjell shpresë dhe ndihmon për një të ardhme më të drejtë, ku askush nuk ndjehet i vetmuar.”
Për më shumë informacion dhe për të rezervuar pjesëmarrjen tuaj, vizitoni profilin e “Bijat” në Instagram.