Në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe, sot u zhvillua konkursi i “Fjalës Artistike” për shkollat 9-vjeçare në Peshkopi. Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me QKF “Naim Plaku” dhe Qendrën Kulturore “Ardhmëria”, duke sjellë një atmosferë të mbushur me talent, emocion dhe pasion për gjuhën shqipe.
Në këtë konkurs, nxënësit pjesëmarrës shfaqën aftësitë e tyre artistike, duke dhuruar emocione të paharrueshme për të pranishmit. Aktiviteti pati një mbështetje të gjerë nga nxënësit, mësuesit, stafet e shkollave dhe prindërit.
Një falënderim i veçantë iu adresua Qendrës Kulturore të Fëmijëve Dibër dhe shoqatës “Ardhmëria”, për përpjekjet dhe mbështetjen e dhënë në organizimin e këtij eventi. Po ashtu, u vlerësua puna e jurisë profesionale, e përbërë nga Fariz Cibaku, Teuta Qosja, dhe Behar Deda, të cilët me objektivitet dhe profesionalizëm zgjodhën më të mirët.
Fituesit e konkursit u shpallën:
•Çmimi “Inkurajues”: Aron Ibrahimi
•Vendi i III-të: Flodea Hoxha
•Vendi i II-të: Reudah Kapxhiu
•Vendi i I-rë: Rea Tusha
Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duke kontribuar në promovimin e gjuhës shqipe dhe zhvillimin artistik të brezave të rinj.