Personazh” është një projekt që sjell njeriun e vërtetë dhe të zakonshëm, por me historinë e jashtëzakonshme. Personazhe që rrëfejnë dhe që sjellin mesazhe të forta për shoqërinë. I gjejmë mes nesh, por harrojmë të flasim gjatë me ta edhe perse ato bejne pune te jashtezakonshme per jeten tone.
Shkruar nga Samet ZAGRADI
Në qytetin e Peshkopisë e njohin si mikun e të gjithë fermerëve, prodhuesve dhe njeriun gojëmbël që nuk ja prish askujt. Ndihmon këdo me njohuritë e tij të shumta dhe është njëprofesionist mjaftë i zoti. Po flasim për Dali Horeshkën, mikun e madh të të gjithëve, i cili me pasionin e tij të “frikshëm” për punën cdo ditë jep kontributin e tij pa asnjë lloj kompromisi.
Dali Horeshka ka lindur më 7 korrik 1961 në fshatin Sohodoll të Njësisë Administrative Kastriot dhe pothuajse të gjithë karrierën e tij e ka zhvilluar në Bashkine Diber. Ai ka studiuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku ka marrë titullin “Ekonomist i Planifikimit Bujqësor”. Përvoja e tij e gjerë në fushën e zhvillimit rural, duke kontribuar në ndihmën e fermerëve për të zhvilluar dhe organizuar fermat e tyre ka qenëmjaftë e madhe. Puna e tij ka pasur një ndikim të madh në jetën e shumë njerëzve, duke i mbështetur ata në përmirësimin e praktikave bujqësore dhe në rritjen e prodhimit.
Karriera e Daliut ka filluar në vitin e hershëm 1985 në kooperativat bujqësore, ku ka punuar si ekonomist i shpenzimeve të fuqise punëtore dhe kryetar i deges planifikimit. Më vonë, ai ka punuar në Ish–Komitetin Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit, duke planifikuar shpenzimet në sektorin e bujqësisë. Pas këtij pozicioni Daliu ka qenë gjithashtu kryetar i degës së privatizimit në Dibër, ku ka menaxhuar procesin e privatizimit dhe ka ndihmuar në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme private.
Më pas karriera e tij ndryshoi kah pasi u zhvendos në organizata dhe zhvillimin e projekteve ndërkombëtare të njohura si IFAD,SNV,CNVP dhe GIZ, e me se fundit tek SWISSCONTACT dhe shumë të tjera. Pozicionet e tij kanëqenë duke ofruar shërbime financiare e te planifikimit dhe këshilla për komponentët që projketet që implementoheshin kishin si target. Ai ka pasur një ndikim mjaftë të fortë në zhvillimin e strategjive për bujqësinë dhe ka promovuar praktika të reja për fermerët. Praktika këto që u kanë shërbyer shumëfermerëve pasi ato përmes këtyre programeve dhe ndihmës së tij kanë përfituar investime si agregate, krijim pemtoresh te reja,ngritje qendrash perpunues e bujtina apo shërbime tënevojshme për lehtësimin e punëve në fermat e tyre përkatëse. Me një reputacion të fortë si profesionist dhe mentor, Dali Horeshka ka ndihmuar pothuajse çdo fermer në zhvillimin dhe organizimin e fermave të tyre. Ai ka krijuar rrjete midis prodhuesve dhe ofruesve të shërbimeve për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale. Daliu flet shumëmirë anglisht dhe ka përvetësuar aftësi të mira në menaxhimin e projekteve dhe politikave lokale.
Daliu nuk është vetëm një profesionist i cili për rreth 40 vitesh ka dhënë shumë për Dibrë por është dhe një familjar model, njënjeri human dhe një gjysh i lumtur që po gëzon dashurinë e nipërve dhe mbesave të tij. Shokët dhe miqtë e tij flasin me konsideratë për kohën që kanë kaluar me të dhe e vlerësojnë Daliun si një njeri human dhe me vlera të larta njerëzore, ashtu sic e quajnë edhe komuniteti e me gjerë.
Respekti që qyteti ka për Dali Horeshkën është dëshmi e angazhimit të tij për përmirësimin e kushteve të jetesës për fermerët dhe për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit në Shqipëri. Angazhimi i tij dhe puna e palodhur për komunitetin e bëjnë atë një frymëzim për shumë njerëz në vend.