Ndryshon sigurimi i makinës, shoferët problematikë do të paguajnë më shumë nga 2025

0 0
Read Time:1 Minute, 27 Second

Katër shqiptarë dëmtohen ose humbin jetën mesatarisht çdo ditë në rrugët e vendit. Në pjesën më të madhe të rasteve aksidentit ndodhin nga pakujdesia e drejtuesit të mjetit.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, drejtuesit problematikë të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës, shkruan A2.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren e re për llogaritjen e siguracionit, ku çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë do të diferencohen bazuar në disa faktorë risku, raporton A2.

“Ky sistem duhet të vihet me detyrim, me qëllim që ata drejtues automjetesh që i kanë pikët e nevojshme, pasi nuk kanë bërë shkelje të Kodit Rrugor të përfitojnë lehtësi në pagesë. Aplikimi i sistemit, “bonus-malus” do të bënte të mundur diferencimin mes përdoruesve të përgjegjshëm dhe atyre të këqij të rrugës”, tha për A2 CNN, eksperti i sigurisë rrugore Mamir Hodo.

Sipas rregullores në përllogaritjen e primit të sigurimit përveç historikut të aksidenteve do të merret në konsideratë edhe Fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit si dhe vjetërsia e makinës, përcjell A2.

“Në bazë të studimeve që janë kryer, vlerësohet se kjo do të ulë me 10 deri në 15 për qind të numrit të aksidenteve. Do të ishte më efikase se sa masat administrative që Policia Rrugore vendos”, nënvizoi Hodo.

Sistemi “bonus malus”, i cili përcakton çmimin e siguracionit të automjetit në bazë të historikut të numrit të aksidenteve është në fuqi prej 1 korrikut të 2021-shit, por nuk zbatohet. Lënia në dorën e kompanive të sigurimit, pas ndonjë masë detyruese e ka be ka bërë atë të pazbatueshëm. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %