Ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
Burime bëjnë me dije se ai ka pësuar arrest kardiak, teksa ndodhej në ambientet e hotelit “Rogner” në Tiranë.
Bogdani është dërguar me urgjencë në spital, ku ka mbërritur me puls 0 dhe është futur menjëherë në intubim, por nuk ka arritur dot të mbijetojë.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë mbledhjes së konferencës së Kryetarëve. Mbledhja më pas është ndërprerë, pasi deputetët janë larguar menjëherë nga salla, teksa do të vazhdojë në një moment të dytë.
Gerti Bogdani ishte i martuar me aktivisten e njohur Edlira Çepani dhe është babai i dy fëmijëve, Ajrës dhe Reinartit.