Aksident në Rrugën e Arbrit, dy të rinjtë të Plagosur jashtë rreziku për jetën

1 0
Read Time:33 Second

Një aksident i rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Rrugën e Arbrit, në fshatin Shkallë të Xibrit. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë, duke lënë dy të plagosur rëndë.

Të lënduarit, dy të rinj 22-vjeçarë nga Bulqiza, J.Gj dhe Sh.D, ndodheshin në automjetin që po lëvizte në drejtim të Tiranës. Gjendja e tyre shëndetësore mbetet ende e paqartë, ndërsa automjeti është dëmtuar rëndë nga përplasja.

Banorët e zonës shprehin shqetësimin për mungesën e hapësirave të sigurta për këmbësorët përgjatë këtij aksi rrugor, duke e konsideruar situatën një rrezik të madh për sigurinë e tyre.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
100 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %