Read Time:31 Second
Dita e parë e shkollës në Dibër: Vizita dhe urimet nga kryetari i Bashkisë dhe drejtuesit arsimorë
Sot, në ditën e parë të vitit shkollor 2024-2025, kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, dhe drejtuesja e Zyrës Vendore Arsimore Dibër, Ledjana Gjoka, vizituan shkollën 9-vjeçare të Dohoshishtit dhe shkollën “Gjergj Kastrioti” në Kastriot. Shkolla e Dohoshishtit është rikonstruktuar këtë vit, ndërsa “Gjergj Kastrioti” është kompletuar me pajisje të reja.
Kryetari Spahiu dhe drejtoresha Gjoka uruan të gjithë nxënësit dhe mësuesit për një vit shkollor të suksesshëm, me një fokus të veçantë te vogëlushët që për herë të parë ulen në bankat e shkollës.