ARRSH njofton ndalim të përkohshëm të qarkullimit në Shkallën e Tujanit.

0 0
Read Time:48 Second

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ditën e martë, datë 3 Shtator 2024, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në të dy senset e lëvizjes në zonën e Shkallës së Tujanit. 

Ndalimi i qarkullimit do të filloj nga ora 12:00 deri në orën 13:00, për të mundësuar kryerjen e punimeve të gërmimit, copëtimit, ngarkimit dhe transportimit të gurëve dhe mbetjeve inerte. Në njoftimin e ARRSH thuhet se nga ora 13:00 deri në orën 14:30 do të ketë lëvizje të kufizuar të automjeteve në një korsi sigurie, nën monitorimin e sinjalizuesve, semaforëve dhe Policisë Rrugore.

“ARRSH, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe kontraktorin e punimeve, ka marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut, duke siguruar se procesi do të zhvillohet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut. Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për devijimin e përkohshëm të qarkullimit.” Thuhet në njoftimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
100 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %