Shkolla “Myslim Shehu”, më e reja dhe shkollë model në Dibër

0 0
Read Time:5 Minute, 52 Second

Nga: Samet ZAGRADI

Eshtë një nga shkollat më të reja në rrethit, por sot është një nga shkollat model të qytetit të Peshkopisë.Bëhet fjalë për shkollën 9 vjecare “Myslim Shehu” që ndodhet në lagjen Aksion, Kamen. U ndërtua dhe u hap më 13 nëntor të vitit 2003 me drejtor Zabit Trupja, tashmë i ndjerë  dhe me një staf prej 24 mësuesish me emër dhe me një eksperiencë për të pasur zili. Viti i parë shkollor, viti 2003-2004 filluan mësimin 502 nxënës, 224 të arsimit fillor dhe 278 arsimit 9 vjecar.  Nëndrejtor i aso kohe ishte zoti Uzri Ziberi, mësues Afrim Tomja, Idriz Bulku, Gafur Markeci, Beqir Osmani, Violeta Neziri, Skënder Torba e shumë të tjerë, shumë prej këtyre tashmë ato janë në moshë të pencionit.

Mesuesi i Edukimit Fizik, Edmond Keta

Shkolla 9 vjecare Kamen iështë vënë një emër i një prej mësuesve tëparë  dhe të shquar dibran si Myslim Shëhu.  Ai ishte mësues i parë pas viteve 30  dhe me profesionalizmin e tij, urtësinë dhe butësinë ka lënë gjurmë në arsimin e rrethit të Dibrës.  Ai lindi në vitin 1930 nga një familje qytetare dhe edukoi fëmijët e tij me vyrtytet më të mira.Shkollimi dhe puna e Myslim Shehut ka pasur një territor të gjerë.Nga nxënës në Peshkopi me pas në Internatin e Kastriotit, nxëmës shembullor në shkollën “Harry Fults” në Kavajë u panë tek ai prirje për tu bërë nxënës shembullorë. I devotshëm dhe i papërtueshëm, ai  ka punuar si mësues nga Mati, Bellova, Limjani, Herbeli, Muhurri, Pilafe, Dohoshisht deri në Staravec. Profesor Myslimi  përvec profesionit të mësuesit ka qenë dhe inspektor arsimi  e shumë detyra tjera që ka bërë gjatë jetës së tij.

Nxenesit e shkolles ne aktivitet kulturor

Edhe përse është një shkollë relativisht e re, ajo ka pasur dhe ka një kolektiv për të pasur zili.Disa prej tyre sot janë në pencion, disa janë akoma mësues të kësaj shkolle e disa drejtojnë institucione të rëndësishme të administratës shtetërore dhe jo vetëm në Dibër. Përvec kësaj shumë nxënës të dalluar që kanë përfaqësuar shkollën në olimpada të organizuara nga DAR dhe Ministria e Arsimit duke u shpallur fitues, si nxënësi Roland Plaku dhe Besa Delishi. Në vitin 2010 në këtë shkollë vendoset busti i profesor Myslim Shehut ku morën pjesë personalitete të shumtë të Dibrës, familjarë të tij, drejtues institucionesh me rënëdësi në vend. Gjatë fjalimeve të drejtoreshësh së shkollës Albana Xhaka, ish prefektes Donika Hysenaj dhe shumë të tjerë  u kujtuan mësuesit, veprimtaria e shkollës në vite, veprimtaria e bab Myslimit sic e quajnë ato profesorin e nderuar të cilit  i është vënë dhe emri i shkollës.

Sot, shkolla 9 vjecare “Myslim Shehu” Kamen  falë përvojës së mësuesve renditet në një nga shkollat model të Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër duke parë dhe analizuar faktorët tregues për rezultatet që ajo ka treguar. Teksa futesh në ambjentet e kësaj shkolle vihet re pastërtia dhe rregulli që mbizotëron. Kjo falë bashkëpunimit model mësues, nxënës, komunitet qëpër hir të vërtetës nuk  gjen në shumë shkolla më të mëdha në rrethin tonë. Përkushtimi dhe gadishmëria e cdo mësuesi për tu përgjigjur nevojave mësimit këto mësues janë të gatshëm të bashkëpunojnë edhe jashtë orarit të punës nëse do ishte nevoja. Bashkëpunimi serioz dhe reciprok me DAR, Drejtorinë Arsimore Rajonale Dibër dhe me organizata të ndryshme ka bërë që kushtet ku mësojnëfëmijët e lagjes Kamen, Aksion, Lushe, Cipure, Staravec të jenë të mira dhe optimale për të zhvilluar një orë mësimi.

Në ditët e sotme kjo shkollëështë pasuruar me bazë materjale didaktike si tavolina, stola, laborator fizike, kimie, biologjie dhe mjete të tjera tëpregatitura nga vetë mësuesit.Në vitin shkollor 2017/ 2018 vazhdojnë mësimin 274 nxënës. Në 12 klasa do të ulen këto nxënës ku mësim japin 20 mësues, 18 me arsim të lartë dhe 2 me arsim të mesëm petagogjik. Nga fillimet e shklollës e deri mësot numri i nxënësve ka rënë ndjeshëm për arsye të ndryshme.Pakësimi i numrit të lindjeve vitet e fundit është bërë problem për një numër të madh shkollash, duke u ndikuar dhe nga lëvizja e popullsisë drejt zonave urbane disa shkolla me përvojë dhe histori janë drejt mbylljes.Shkolla “Shehat Halili” Shimcan ishte shkolla që për fat tëkeq u mbyll  dhe për arsye gjeografike nxënësit e kësaj shkolle janë transferuar duke zhvilluar mësimin pranë ambjenteve të shkollës Kamen. Stafi petagogjik po përpiqet maksimalisht që këto nxënës tëintegrohen  nëprogramet  dhe proceset mësimore të shkollës.

Kjo shkollëështë ndryshe nga të tjerat.Gjallëria që zotëron cdo ditë në këtë shkollë mbetet për tu admiruar.Koordinatorja e qeverisë së nxënësve, njëkohësisht edhe mësuese në këtë shkollë Dyshka Rustani tregon se për ta cdo datëështë e rëndësishme.Aktivitetet eduaktive me tematika të ndryshme, aktivitete sportive, manifestime, përvjetore, olimpiada brënda dhe jashtë shkollës, bashkëpunime me shkolla dhe institucione të ndryshme mbushin kalendarin e ngjeshur të aktiviteteve që kolektivi dhe nxënësit e kësaj shkolle organizojnë.Punime nga nxënësit paraqiten për komunitetin në panaire dhe ekspozita të posacme ku të ftuar janë personazhe të të nivelit të lartë në administratë dhe banorë apo prindër të fëmijëve të kësaj zone.Libri nuk mbetet pas në aktivitete ku organizohen ditët e librit, ditë që libri zotëron cdo fjalë të tyre ditëve.Kjo shkollë zotëron një bibliotekë të pasur ku cdo nxënës ka fatin e mirë të ketë tituj të rëndësishëm në duart e tyre.Si rrallë shkollë mësuesit janë kujdesur që të krijojnë një blog me emrin e shkollës ku paraqesin aty të gjithë aktivitetet e zhvilluara për një publik më të gjerë.Shkolla “Myslim Shehu” është zgjedhur si shkollë pilote nga Ministria e Arsimit ku këtë vit bën vitin e katërt pilotim për programe të reja mësimore.

E pyetur nga gazeta jonë se kushështë sekreti i suksesit të kësaj shkolle dhe përse është kaq e re Dyshka Rustani tregon: Harmonia mes kolektivit, profesionalizmi i mësuesve të vjetër dhe këmbëngulja për të mësuar e mësuesve të rinj, për të qenë sa më produktiv dhe për të shfrytëzuar cdo aspekt për të qenë pranë nxënësve. Dëshira e nxënësve  nxitur vazhdimisht nga stafi petagogjik për  të qenë sa më aktiv, është ndoshta një nga aspektet që shkolla jonë cilësohet nga ekspertët si shkollë model në qarkun e Dibrës. Edhe përse jemi një nga shkollat më të reja të qarkut, ne si kolektiv ndihemi krenar me punën e palodhur të stafit dhe nxënësve tonë që suksesin e shikojë vetë njerëzit, prindërit dhe komunitetit ku ne punojmë.

Shkolla “Myslim Shehu” sic e theksuam edhe më parë nuk ika shpëtuar problemeve që të gjithë shkollat po i shqetëson ditët e sotme. Zhvendosja e popullsisë në zonat urbane për njëjetë më të mirë dhe ulja e lindshmërisë ka bërë që numri I fëmijëve në shkolla të bie ndieshëm dhe si pasojë klasat kolektive bëhen gjithmonë e më të pranishme. Kjo shkollë zhvlillon mësimin nëdy turne, nuk ka klasa kolektive por numri I nxënësve ka rënë dukshëm. Ky shqetësim mbetet në shumë nga shkollat e rrethit tonë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %