Olta Lami, vajza nga Dibra qe po korr sukses boten e baletit

0 0
Read Time:6 Minute, 29 Second

Olta Lami ka lindur  në qytetin e Peshkopisë me 18 shtator 1998 nga një familje e njohur qytetare dibrane. Bija e dy prindërve intelektualë dhe me një kulturë të lartë qytetare kanë ngjizur tek ajo ndjenjën, dëshirën dhe respektin e vecantë për vëndin e saj.  Në moshën 7 vjecare ajo bashkë me familjen e saj lë qytetin e Peshkopisë për të pasur mundësi më të mira në kryeqytet. Studimet fillore dhe ato të mesme Olta i ka kryer në shkollën “Teknike Ekonomike” në Tiranë.  Jeta e saj nuk është përqëndruar vetëm tek studimet akademike por dhe tek një passion mjaftë I madh sic është dhe baleti.  Dëshira e saj për këtë lindi që kur ishte në Peshkopi ku ushtronte akrobaci të ndryshme. Angazhimet e fundit të Oltës kanë qenë në fushën e televizionit, fushë kjo mjaftë e lakuar nga të rinjtë dhe jo vetëm. Sic na thotë dhe ajo vetë Televizioni Klan ka qenë spuntoja e parë për të arritur në suksesin që ajo sot mban. Ajo ishte pjesë e trupës së baletit “Albi Nako Dance” ku spikati në spektalin e baletit “Dance with me 4”. Kjo arritje bëri që Olta të futej në një rrugë të suksesshme ku ju prpozua dhe pozicioni I velinës në emisioni “Stop” po në Tv Klan por ajo e refuzoi me idenë që ajo nuk duhet të jesh thjeshtë një fasadë por duhet të shijosh punën dhe lodhjen tënde përballë një publiku. Olta nuk e harron vendlindjen aq lehtë dhe në projektet e saj të ardhshme në një plan më të afërt ajo do të jetë pjesë e një stafi vlerësues të talenteve të rinj në bashkëpunim me institucionet vendore në Dibër.

Kush është Olta Lami për një publik që nuk të njeh?

Përshëndetje dhe faleminderit për mundësinë që më keni dhënë të intervistohem nga një gazetë e vendit tim. Unë jam Olta Lami dhe kam lindur në qytetin e Peshkopisë dhe që në moshën 7 vjecare familja ime u largua dhe erdhëm në Tiranë.  Unë vij nga një familje ku rrënjët e saj shënojnë emigrimin e hershëm ku  gjyshërit e mi  janë marrë me tregëti.   Unë jam studente e fushës së ekonomisë në universitet por hobi dhe dëshira e madhe që tashmë është kthyer në profesion është baleti.

-Si të lindi dëshira për tu bërë balerinë?

Në fakt, po ta mendosh dëshira për të qenë balerinë më ka lindur që kur isha në qytetin e Peshkopisë ku merresha me akrobaci, pjesë e aktiviteteve në shkollë etj. Në Tiranë unë trajnohesha nga balerinë më të mirë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ku prej tyre mora vulën vendimtare që unë kam prirje për tu bërë balerinë.  Unë u ushtrova vazhdimisht në shumë disiplina por falë elasticitetit të trupit tim pashë që ëndëra që në Peshkopi e kisha këtu në Tiranë do e realizoja. Kam qenë pjesmarrëse në disa evenimente dhe spektakle baleti në televizionet e njohura në vendin tonë. Tani ndihem mjaftë e gëzuar që më është dhënë dëshira që të bëj atë që doja që në fëmijëri dhe përse prindërit e mi këmbëngulin që unë të bëhem një ekonomiste e njohur dhe e zonja. Pse jo mos i bëj të dyja?

-The pak më parë që ke pasur disa ekpserienca të rëndësishme në fushën e baletit. Cilët kanë qënë këto dhe kush janë projektet e rradhës së Oltës?

Atëherë pas trajnimeve dhe kurseve të suksesshme me balerinët e TKOB dyert e mia u hapën. U bëra pjesë e trupës së baletit të Tv Klan “Albi Nako Dance” ku isha pjsë e spektaklit televiziv “DANCE ËHITH ME”. Për dy vjet isha pjesë e një trupe baleti italiane. Dhe tani pjese e një televizioni  tjetër. Normalisht që kam pasur eksperinca në spektakle më të vogla. Numra special në dasma në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri. Së fundi pjesë e një seti fotografik. Prjektet e mia të rradhës janë me të vërtetë domethënëse. Kam në plan disa projekte në Mal të Zi, Maqedoni por ajo më e rëndësishma është që shumë shpejt do jem në Dibër më një project për zbulimin e talenteve të rinj në bashkëpunim me  Bashkinë e Dibrës. Mezi po pres që të vij dhe të bëj dicka për vendin tim.

  • Mendon që ka talente në Dibër?

Sigurisht që ka, as që e vë në diskutim këtë. Pozita gjeografike ndodhet ka bërë që këto talente të mos zhvillohen dhe për këtë më vjen keq. Edhe unë po të isha  në Dibër mendoj që për një sërë arsyesh  që ne i dimë nuk do të kisha arritur këtu ku jam. Rini dibrane është e mbushur me pozitivitet dhe po shkëlqejnë në fusha të ndryshme. Pra vetëm nga rubrika “Të rinj të talentuar” në gazetën tuaj kapasur rinj shumë të suksesshëm jo vetëm në Dibër, ky fakt për të besuar që rinia e Dibrës ka potenciale të cmuara. Mjafton ti zbulosh. Dibranët janë njerëz artëdashëes dhe shumë punëtor.

  • Ke menduar ti futesh ndonjë herë politikës?

 Jo kurrë nuk e kam menduar. Por në qoftë se do të jem në politikë jam e bindur që do bëja më shumë se cpo bëjne politikanët për Dibrën tonë. (qesh) Rrugën e Arbërit, investime në art, kulturë, bujqësi, turizëm dhe shumë gjëra të tjera do bëja për Dibrën.

  • Kush është një ditë e zakonshme e jotja dhe cfarë të pëlqen jashtë baletit?

Mua më pëlqen shumë të kem një jetë dinamike dhe aktive. Studioj në fushën e ekonomisë dhe një pjesë e madhe e kohës me duhet tia jap studimeve. Provat janë një pjesë tjetër e ditës time por jo më pak të rëndësishme. Spektakelt e ndryshme, evenimete, sete fotografike janë pjesë e punës time. Shoqëria është një pjesë tjetër mjaftë e rëndësishme e imja dhe përpiqem të kaloj sa më shumë kohë me to. Familja ka pjesën e saj dhe koha e  mbetur I takon vrapit. Më pëlqejnë librat, muzika, udhëtimet. Unë bëj një jetë të thjeshtë si cdo qytetar i këtij vendi.

Kush është mendimi  jot për të rinjtë e sotëm dhe a keni ndonjë mesazh për ta?

Unë jam shumë e lumtur që një pjesë e saj po punon dhe lufton fort për të arritur qëllimet e tyre. Ndihen të palodhur dhe me plot energji për të bërë ëndërrën e tyre realitet. Padyshim që ka një kategori të rinjsh që nuk po bëjnë më të mirën e mundëshme për veten e tyre por mendoj që edhe vendi jonë nuk ka një treg të madh pune për to. Unë do tu thoja të rinjve. Në qoftëse dikush ka një ëndërr dhe nuk punpon atëherë ajo do ngelet vetëm ëndërr.

-Cfarë të bën të thuash, Po unë jam Dibrane!

Uuuu ka shumë gjëra që mua më bëjnë të ndihem krenare që jam nga Dibra. E para sepse është vendlindja e prindërve të mi, vendlindja ime. E dyta populli aq I dashur dhe mikpritës I Dibrës, bujaria kultura, adhurimi I traditës, e shumë gjëra të tjera.  Unë vij shpesh në Peshkopi dhe më vjen mirë që pak a shumë edhe atje ka filluar të lëvizin shumë gjëra.  Ta them dhe një herë që jam krenare se jam nga Dibra?  Qesh

  • Si ndihesh kur intervistohesh nga një media e vendit tënd dhe aq më pak në këtë pozitë?

Cështë e vërteta kur mora propozimin për të qenë pjesë e rubrikës tuaj, dhe kur pash që disa personazhe super të njohur kishin qenë pjesë e muajve të më parshëm nuk hezitova fare. Normalisht që unë ndihem me të vërtetë mjaftë mirë, mjaftë e privilegjuar të flas para qytetit tim në fillim. Ju uroj me të vërtetë sukses dhe ju përgëzoj për këtë punë që bëni për promovimin e vleraëve  që Dibra dhe Dibranët kanë.

Pregatiti: Samet Zagradi DibraON.com

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %