0
0
Read Time:29 Second
Lirim Gjura nga Dibra shpallet kampion i Shqipërisë në garën Drift Car Racing.
Ai tashmë është përfaqësuesi kryesor i Shqipërisë në Red Bull Car Park. Kjo garë e cila do të organizohet në Doha, Qatar me 8 dhjetor 2023, njëherit është edhe finalja e madhe e Red Bull Car Park Drift.
Lirimi jeton prej vitesh në shtetin Italian dhe gjithmonë ka qenë pjesë e garave të ndryshme Drift Car Racing. Karakteristikë e tij e vecantë është dashuria e madhe që ka për Shqipërinë gjë të cilën e shohim tek makina e tij me falmurin shqiptar.