Pse Korabi nuk është si Mavrova apo Kolashini?!

0 0
Read Time:2 Minute, 12 Second

Nëse hedh një vështim të lehtë në faqet që reklamojnë udhëtimet turistike dhe sidomos në stinën e dimrit patjetër që keni hasur Mavrovën, Kolashinin apo Brezovicën vende këto në trojet shqiëtare të cilat mund të ofrojnë një ditë ndryshe duke ushtruar sportin e Skive. Po ta vëresh me kujdes asnjë nga këto destinacione mjaftë të tërheqëse nuk ndodhet brenda territorit shqipëtar, duke na bërë të ngremë  hije dyshimi nës Shqipëria s’paska male dhe vende kaq të bukura? Pse vallë gjithë këto të ardhura mos rrinë në vendin tonë dhe të mos promovohen mrekullitë natyrore qe duhet të jemi me fat që i kemi?

Mali i Korabit

Për të gjithë ato që nuk kanë pasur fatin të ngjisin malin më të lartë në vend kanë humbur gjëra të jashtëzakonshme. Ndodhet vetëm pak kilometra nga qyteti i Peshkopisë dhe pa pak kilometra larg pikës turistike që shteti Maqedonas e përdor si karrem për të vjelur të mira materjale, Mavrovës. Po të shohësh me kujdes terreni i malit të Korabit është  pothuajse perfekt për të zhvilluar turizmin dimëror dhe duke mos mbetur me kaq. Nëse bëjmë një krahasim mes Mavrovës dhe Korabit do të shohim një dallim të ndryshëm si nata me ditënn për sa I përket investimeve. Nëse sot do iknim të vizitojmë Korabin, nuk do mundemi të ecim deri në fshatrat e Radomirës për shkak të borë dhe rrugës skandaloze, ndërsa nëse do vendosnim të iknim në Mavrovë do të shohim një bum turistësh me një miksim gjuhësh nga e gjithë Ballkani. Kontrasti vlen të medosh dallimin mes dy shteteve duke lënë në hije totale bukuritë përrallore të malit më të bukur në Shqipëri. Në malin e Korabit mungon cdolloj investimi edhe për turizmin veror pasi tek tuk has ndonjë turist të huaj dhe të apasionuar pas maleve.

Nëse do të rendisnim arsyetime përse mali I Korabit  që është mali më I madh në Shqipëri mbetet totalisht në errësirë ato do të ishin të panumërta. Mosqënja në planet e asnjëlloj subjekti qeverisës dhe mungesa e infrastrukturës rrugore bën që kjo zonë të mbetet e pa zbuluar nga askush. Nëse emisionet televizive reklamojnë pafund Dardhen e Korcës nuk përmendin aspak Rabdishtin, nëse ato  promovojnë Thethin askush nuk kujtohet për gjigandin Korab. Ne të gjithë duhet të reklamojmë bukuritë e vendit tonë pavarësisht se cfarë investimesh bëhen aty. Cdo qytetarit të thjeshtë nga qyteti I Peshkopisë dhe jo vetëm i duhet të udhëtojë drejtë Mavrovës duke pasur kaq pranë dhe kaq larg Malin e Korabit. Duke u larguar për atje duhet ti lutemi zotit ta bëjë Korabin si Mavrova, Kolashini apo Brezovica ndryshe nuk do të ndodhë kjo.

Nga: DIBRAON.COM

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %