Prefekti mbledh organin këshillues, në fokus masat e marra për fillimin e vitit të ri shkollor

0 0
Read Time:45 Second

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, tre ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, ka thirrur në një takim organin këshillues i cili përbëhet nga disa institucione të ndryshme në të gjithë Qarkun Dibër. Në fokus ishin masat e marra për fillimin e shkollës, ku kanë raportuar të gjithë drejtuesit apo përfaqësuesit e institucioneve që përbëjnë organin këshillues. Prefekti Shehu tha se në përgjithësi pushteti vendor ka arritur t’i përgatisë në kohë të gjitha godinat arsimore, qoftë me ndërhyrjet në riparimin e dëmtimeve, lyerjeve apo dezinfektimit të ambjenteve. Po ashtu, Shehu u shpreh se është bërë edhe një bilanc paraprak i numri të nxënësve, i cili sipas tij ka një rënie më të lehtë se vitet e kaluara.

Po ashtu, në këtë mbledhje u lanë edhe detyra konkrete që institucionet t’i zbatojnë deri në nisjen e vitit të ri shkollor të hënën e 11 shtatorit.

(Mat TV)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
100 %
Surprise
Surprise
0 %