Dritan Jashari, padyshim eshte nje nga kengetaret me te njohur i muzikes popullore shqiptare. Kenget e tij kushtuar Dibres jane kthyer ne hite, te cilat jo vetem qe dihen nga cdo dibran por kendohen dhe kercehen ne cdo dasem kudo neper Shqiperi. Tani eshte dibran, nje njeri me vlera jo vetem artistike por edhe humane, njekohesisht nje mik i ngushte i portalit Dibra ON
Nga: Samet ZAGRADI
Dibra mbetet gjithmone nje hambar i mbushur me tradite, vlera njerezore dhe kulturore. Po ashtu edhe vlerat artistike te dibres jane te padiskutueshme. Nje Nje nga keto vjera qe Dibra krenohet per te eshte edhe kengentari I njohur Dritan Jashari. Gjate gjithe karrieres i eshte perkushtuar muzikes popullore sidomos asaj dibrane duke kthyer ne hite disa nga kenget e tij qe besoj nuk ka dasem qe te mos kendohen dhe kercehen.
Dritan Jashari ka lindurne 1 Tetor 1971 ne Kovashice te Njesise Administrative Maqellare dhe shkollen fillore e ka kryer ne fshatin e lindjes. Ne vitin 1981ai shpërngulet ne qytetin e Peshkopise , ku dhe ka nisur fillimet e para me muziken, duke u aktivizuar ne shtepine e pionerit “Tahsim Shehu”, per kater vite ne orkestrinen e çiftelise me prof.Ramadan Sadiku e Qani Mandri.
Me pas, ne vitin e dyte kur ai ishte ne gjimnaz, Tan Jashari sic e therret Dibra ka filluar te ushtroje kitaren, qe e shoqeron dhe sot e kesaj dite. Pas viteve ’90-ta u largua nga Shqiperia ne emigrim, si ne Greqi e Itali dhe marredheniet me muziken disi shkeputen, derisa u kthye ne vitin 1998 ne Peshkopi, ku u aktivizua me grupin e Shtepise se Kultures. Me pas, ne vitin 2002 perseri shperngulet, per te shkuar ne Tirane bashke me familjen, pra me nenen bashkeshorten dhe dy djemte. Ne Tirane ndryshuan shume gjera, fillim i ri, pak njohje por shume shanse per te punuar e krijuar. Kenget e para i publikon ne albumin e pare “N’daç me naze”. Me vone albumin e dyte, te titulluar “Ura e takimit”, i gjithi i punuar te mjeshtri Alban Fortuna. Me pas bashkepunon me kengetaret; Mond Cibukun “Kenge per Mahmut Dac Kalisin”, po ashtu me artisten tone dibrane, Vera Laçi, me kengen “Cuca vesh fustan jeshile”, dy kenge te punuara ne Shkup “Deri ne mengjes” dhe “Rruga e kurbetit”, e shume kenge te tjera. Pas nje shkeputje te vogel, vendos te krijoje diçka tjeter, kenge per vendlindjen -DIBREN- punuar nga poeti i madh dibran Naim Plaku dhe kompozitori dibran, Edmond Zhulali, me “kryeveprat”: “Fluturo shqipja mbi Korab” dhe “Krah per krah Dibra e Kosova”.
Pak nga krijmtaria e tij e madhe.
Më datë 30 Mars 2012, Dritan Jashari publikon videoklipin “Rrushi I Tiranes”., me pas ai publikon videoklipin “Fluturo Shqipja Mbi Korab”. Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Naim Plaku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali. Ne vitin 2013, Dritan Jashari publikon videoklipin “Dibra E Kosova”. Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Naim Plaku. Në Tetor 2013, Dritan Jashari publikon videoklipin “Cen Elezi Shkëmb I Korabit”. Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, ndërsa teksti u shkrua nga Naim Plaku.
Në Nëntor 2013, ai tenton te jete edhe pjese e festivaleve ku merr pjesë në Musical-Fest 2013 me këngën “Guret E Sokakut”.
Tituj te tjere te repertorit te tij te mrekullueshem jane “Nuk Eshte Jeta Njemije Vjet”, Oda Dibrane, Kengen Shqip Kendoj me Mall,Ti ke lind per mu, Hymni I Korabitm, Mbreti I maleve, Kesaj I thone dasem Shqiptare. Etj
Dritan Jashari eshte I lidhur ngushtesisht jo vetem me Dibren por dhe me vendlindjen e tij Maqellaren ku nuk kishte ndryshe se si te mos ja kushtote nje kenge edhe kesaj zone kaq artdashese. Per ty Maqellare ishte kenga e tij e cila u prit mjafte mire nga e gjithe zona.
Por padyshim nese do te pyesnim kush ka qene kenga me e bukur e Dritan Jasharit qe kendohet ne te gjithe boten, mendoj qe te gjithe do themi “Fluturo Shqipja mbi Korab apo Cen Elezi apo kengen e tij te fundit me titull “Me mjafton qe jam dibran” Keto kenge tashme jane kthyer ne himn per cdo dibran kudo qe eshte.
Dritan Jashari, padyshim eshte nje nga kengetaret me te njohur i muzikes popullore shqiptare. Kenget e tij kushtuar Dibres jane kthyer ne hite, te cilat jo vetem qe dihen nga cdo dibran por kendohen dhe kercehen ne cdo dasem kudo neper Shqiperi. Tani eshte dibran, nje njeri me vlera jo vetem artistike por edhe humane, njekohesisht nje mik i ngushte i portalit Dibra ON.