0
0
Read Time:22 Second
Tre punëtorë në minierën e Bulqizës kanë pësuar djegie trupore si pasojë e shpërthimit të një sasie gazi. Policia thotë se tre punëtorët ndodhen në kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Janë evakuuar të gjithë punëtorët nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll..
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.
(Mat-TV)