Agim Robi, kryekomisari që i kushtoi jetën punës dhe ndershmërisë në Strukturat Mbrotjes dhe Policisë së Shtetit

1 0
Read Time:4 Minute, 28 Second


Nga Samet ZAGRADI

Policia  e Shtetit është një institucion që në qëllim të saj ka  zbatimit të ligjit cila vepron në të gjithë Republikën e Shqipëerisë. Punojësit e këtij insitucioni cdo ditë punojnë në kushte të vështira për ti ardhur në ndihmë cdo qytetari i cili në rrethana të ndryshme i nevojitet I tillë shërbim. Një meritë e madhe duhet të shkojë për cdo efektiv i cili sakrifikon shumë për të qenë ballëlartë dhe I ndershëm në mbushjen e misionit të cilin jo cdo kush do ta bënte. Për njërin nga këto efektivë që në të gjithë jetën e tij ja ka kushtuar Policisë së Shtetit me ndershmëri dhe seriozitet do flasim sot. Ai sot gëzon pencionin dhe respektin e cdo qytetari të Dibrës pasi dozen e ndershmërisë dhe seriozitetit e mbajti që ditën e parë kur vendosi gradën e policit. Sot do flasim për Agim Robin, një njeri për tu marrë shembull në strukturat e  Policisë së Shtetit.

Kryekomisar Agim Robi lindi në 20 Korrik 1957 në fshatin Venisht të Njësisë Administrative Sllovë nga një familje e thjeshtë dhe e nderuar e zonës së ujë e mujës. Nga viti 1972 deri 1976 ai ndoqi shkollën e mesme Ushtarake “ Skëndërbej”  në Tiranë ku përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Më pas në vitet 1977-1980 përfundoi shkollën e Lartë të Bashkuar të oficerëve  “Enver HOXHA” po në Tiranë . Për rreth 19 vite kyrekomisar Agim Robi shërbeu në tek Forcat e Armatosura  me detyra të rëndësishme sic ishin: Komandant Toge, Shef Shtabi Reparti, Komandant Reparti apo Shef Sektori, Personel-Organizimi. Sigurisht për një djalë nga Dibra nuk ishte e thjeshtë të jesh i suksesshëm por këmbëngulja dhe seriozitetit I kyrekomisar Agimit ka bërë që këto cilësi të sjellin rezultatet të mira për të. Në vitin 1984 ai u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Populllor me medaljen “ Medalja e Shërbimit” me motivacionin “ Për rezultate shumë të larta në pregatitjen politiko-luftarake në repartin që drejtonte. Ky ishte një vlerësim i merituar për të, por njëkohësisht një motivim i madh pasi drejtuesit e tij po shihnin anë të mira të cilat po transmetonte tek vartësit e tij dhe jo vetëm. Kjo cilësi e bëri atë që më vonë të mbante detyra jo shumë në struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit.

Pavarësisht shkollimit dhe detyrave të mbajtura Agimi kurrë nuk e humbi lidhjen dhe dashurinë e madhe që kishte me vendlindjen. Sidomos për zonën e Sllovës e cila është një zonë që mbart vlera të larta kulturore dhe intelektuale, duke qenë nga kjo zonë kanë dalë figura të larta të politikës, biznesit, arsimit etj. Ai nuk ishte vetëm një ushtarak i zoti dhe I ndershëm, por dhe një familjar korrekt I cili bashkë me bashkëshorten e tij Hasien rritën dhe edukuan fëmijët e tyre që sot janë një shembull mjaftë i mirë për të rinjtë e sotëm. Sot gjysh ai nuk nguron të japë këshilla sa herë e takon pavarësisht se në cfarë rrethanash është ai. Ndihet I përmbushur, i kënaqur me familjen e tij të mrekullueshme dhe gëzon një respekt të madh nga I gjithë komuniteti dibran që e njeh apo ka dëgjuar për të.

Sic e cekëm më sipër karrjerën Agimi, sic e thërrasin komunitetit i cili e vlerëson shumë  e vazhdoi në strukturat e Policisë së Shtetit për plot 24 vite. Edhe në këto struktura ai mbajti poste shumë të rëndësishme si “Komandant Reparti Rendi, Shef Administrate dhe Logjistike, Shef Sektori i Burimeve Njerëzore, Shef dhe përgjegjës Trajnimeve etj”. Këto detyra janë shumë rëndësishme dhe me plot përgjegjësi për vetë institucionin, por aime plot seriozitet dhe përkushtim i mbajti deri në ditën e fundit kur doli në pencion.

Për rezultate të larta në Drejtorinë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit  kryekomisar Agim Robi është vlerësur me cmime të ndryshme nga drejtues të lartë të policisë. Një ndër to ishte nga Drejtori Madhor i Policisë së shtetit Haki CAKOI I cili e vlerësoi atë me dekoratë me motivacionin “ Për merita të vecanta, profesionalizëm dhe rezultate të larta në punë, për përkushtimin e treguar  në mbushjen e detyrave dhe kontributin e dhënë në Policinë e Shtetit” . Ai u dekorua po ashtu në  Tetor 2017, Janar 2020 dhe në Korrik të vitit 2022. Natyrisht këto rezultate nuk janë rastësore pasi Kryekomisar Agim Robi punoi fort, me ndershmëri, seriozitet gjatë gjithë jetës së tij në Policinë e Shtetit.

Një detaj mjaftë i rëndësishëm që zbuluam për Kryekomisar Agimin ishte se gjatë gjithë karrjerës së tij të gjatë tek Forcat e Armatosura apo në strukturat e Policisë së Shtetit ai nuk mori kurrë asnjë masë disiplinore ose këshilluese nga eprorët e tij të cilët gjithmonë e shihnin si një pikë të rëndësishme në punën që ai ka bërë. Në 20 Korrik të vitit 2022 ai la punën si punojës I strukturave të Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër duke mbushur moshën për pencion pleqërie.

Të tillë punojës të përkushtuar dhe të ndershëm si Kryekomisar Agimi i nevojitetn cdo strukture të policisë, cdo institucioni vendor apo lokal qoftë. Ndershmëria është një vyrtit dhe një vlerë e lartë për cdo person që sot fatkeqëisht më pak njerëz e vlerësojnë dhe e zotërojnë atë. Vlera të tilla si Agim Robi duhet tu jepet më shumë zë, në mënyrë që brezat që vijnë të marrin ato si shembuj pasi ato vlejnë shumë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
100 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %