Futbolli në Dibër është ndoshta i vetmi argëtim që çdo javë mbledh në stadium një numër të konsiderueshëm njerëzish. Korabi është skuadra jonë e zemrës dhe kjo gjë nuk përbën më lajm!
Lajmi më interesant i javës për sportin dibran ishte ndeshja e paraqitja e parë në histori e skuadrës Korabi për femra.
Në një postim në faqen zyrtare në facebook klubi i Korabit shkruan:-
Klubi i Futbollit Korabi përfaqësohet për herë të parë me ekipin e femrave U13. Vajzat sot zhvilluan ndeshjen e parë te kampionatit me ekipin FC Lapraka. Pavarësisht rezultatit 2-0 ne favor të miqve, vajzat zhvilluan një ndeshje shumë të mirë. Vajzat e përfaqësuan ekipin denjësisht duke dhënë sinjale pozitive për të ardhmen. KF Korabi iu uron vajzave shumë suksese në vazhdim