Read Time:33 Second
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njëkohësisht edhe drejtuesja politike në Qarkun e Dibrës, në siglën e Partisë Socialiste në një postim në rrjetet sociale tregon punën në segmentin Plani i Bardhë-Qafa e Buallit do të jetë i hapur për qarkullimin e të gjitha automjeteve duke shkurtuar kështu ndjeshëm kohën e lëvizjes për qytetarët e qarkut Dibër , por mbi të gjitha duke rritur sigurinë rrugore.
Aktualisht po punohet me intensitet për asfaltimin e kilometrave të fundit, si dhe vendosjen e sinjalistikës së nevojshme. Ky aks është pjesë e Rrugës së Arbrit, ku eleminon kthesat e rrezikshme të Qafës së Buallit dhe rrugën e amortizuar në hyrje të Klosit.