Korabi kërkon Superioren, Kumbarçe bën llogaritë me kthesën në transferta: Marrim pikë në kryeqytet

0 0
Read Time:1 Minute, 7 Second

Korabi është gati për Dinamon, kundërshtar që i pret sot në “Selman Stërmasi”. Duke përfituar dhe nga ndërprerja e kampionatit, dibranët kanë pasur kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur në perfeksion javën e 21-të të Kategorisë së Parë.

Me transfertat nuk u ka ecur aspak mirë në 2023-shin, ndaj do të tentojnë kthesën e madhe. Pas barazimit në Fier dhe humbjeve në Luz, Cërrik e Lushnjë, mendojnë surprizën në kryeqytet.

Besimplotë është edhe Shpendi Kumbarçe. Gjatë një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport” trajneri e paralajmëron të vështirë, por aspak të pakalueshme. Madje, ai llogaritë i bën të paktën me barazimin.

Kemi 10 ditë që stërvitemi për Dinamon dhe jemi gati. Është një ekip që nuk duhet nënvlerësuar, në fund të fundit ata luftojnë për t’u ngjitur në elitë. Nuk do ta kemi të lehtë, por ne e kemi vlerësuar në maksimum dhe mendojmë që pa pikë nuk do të dalim. Me këtë ide do të luajmë. Grupin e kam më shumë se të plotë dhe pa mungesa kam luksin e zgjedhjes. Do të hedh në fushë lojtarët më në formë dhe mund ta them që po kalojnë vërtet formë të mirë. Janë për t’u vlerësuar taktikisht dhe fizikisht. Jam shumë i kënaqur dhe kjo më jep shpresë”, përfundoi numri një i stolit të dibranëve.


FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL


Happy
Happy
100 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %