ARRSH tender 32 mln euro për zgjerimin e Ura e Cerencit-Peshkopi dhe Elbasan-Qafë Thanë

3 2
Read Time:1 Minute, 12 Second

Ndërkohë edhe aksi i dytë me një fond limit më shumë se 1.2 miliardë lekë, përfshirë në kontratën me objekt “Sistemim asfaltim rruga Ura e Cerenecit – Peshkopi (Peshkopi – Maqellarë), Loti 3” konsiderohet i rëndësishëm.

“Segmenti rrugor Peshkopi – Herbel është pjese e rrugës nacionale Peshkopi – Tiranë. Kjo rrugë është aksi kryesor që bën të mundur lidhjen e qytetit të Peshkopisë me Tiranën dhe qytetet e tjera të vendit, si dhe me një pjesë të madhe të fshatrave të Dibrës.

Gjithashtu, ky segment është një pikë kyçe e lidhjes me Maqedoninë e Veriut nëpërmjet Doganës së Bllatës.

Pra kjo rrugë është pika kyçe e komunikimit të Qarkut Dibër me rajonet e tjera të vendit.

Kohët e fundit kjo rrugë po aksesohet gjithmonë e më shumë edhe nga turistë vendas e të huaj, sidomos gjatë periudhës së verës për të shijuar turizmin malor dhe atraksionet e ndryshme të zonës.

Ndaj studimi dhe përmirësimi i këtij aksi merr një rëndësi të veçantë dhe është bërë tashmë e domosdoshme” thuhet në dokumentet e ARRSH.

Rruga fillon në kilometrin 0 në fshatin Herbel në drejtim të Peshkopisë dhe përfundon në kilometrin 8.52, ku bashkohet me unazën e qytetit Peshkopi.

Gjurma e rrugës do të ndjekë pjesërisht gjurmën e rrugës ekzistuese dhe në shumë vende të tjera do të ketë gjurmë tërësisht të re, duke eliminuar një pjesë të madhe të kthesave ekzistuese të rrezikshme për sigurinë e qarkullimit të mjeteve. /Monitor

Happy
Happy
53 %
Sad
Sad
13 %
Excited
Excited
7 %
Sleepy
Sleepy
7 %
Angry
Angry
7 %
Surprise
Surprise
13 %