Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë. Uniformat blu bëjnë me dije se 49-vjeçari, me iniciale A.F , kanosi me kallashnikov bashkëfshatarin, për motive pronësie.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë Dibër
Dibër
Kanosi me armë zjarri kallashnikov bashkëfshatarin, për motive pronësie, kapet dhe arrestohet në flagrancë 49-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Vrenjt, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, për të kanosur bashkëfshatarin e tij, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti.
Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti për motive pronësie, është kapur dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi A. F., 49 vjeç, banues në fshatin Vrenjt, Dibër.
Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 49-vjeçari, në fshatin Vrenjt, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër, për të kanosur për motive pronësie, shtetasin M. F., 25 vjeç (bashkëfshatar i tij).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.