Ka nisur puna për rivitalizimin e skarpatave në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” pjesë e rrugës së Arbrit, Tiranë – Dibër. Bashkimi i firmave që kanë fituar tenderin me vlerë afro 10 milion euro, kanë nisur punën për veshjen e skarpatave me rrjet.
Ndërkohë nga ana tjetërn po punohet edhe për ndërtimin e mureve mbrojtëse aty ku është e domosdoshme. Pjesa më problematike nga rrëshkitjet është ajo sa kalon Shkallën e Tujanit”, ndërsa në tabelën informuese nuk është e përcaktuar gjatësia se sa do të jetë për rivitalizimin e këtyre skarpatave.
Autoriteti Rrugor Shqiptar akordoi 20 milion euro për dy segmente të rrugës së Arbrit për rivitalizimin e skarpatave edhe pse këto segmente kanë qenë hapur që në vitin 2012.
Puna në segementin e “Shkallës së Tujanit” ka ngecur në shtresën e rrugës e cila ende nuk është asfaltuar e plotë, kjo për shkak të pretendimit të firmës që ka fituar të drejtën për ndërtimin e plotë të rrugës së Arbrit, se duhej të ishte asfaltuar më shumë se 10 vite më parë.
Tani mbetet që ARRSH të bëjë një tender të ri edhe për asfaltimin e këtij segmenti në mënyrë që ai të barazohet me pjesën tjetër të rrugës së Arbrit.
(marre nga Mat TV)