Tjetër aksident në Dibër. Audi aksidentohet rëndë në Fushë-Bulqizë

1 0
Read Time:50 Second

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar orët e pasdites të ditës së mërkurë në FushBulqizë. Drejtoria Vendore e Polocisë Dibër raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10 në rrugën nacionale Tiranë-Dibër në hyrje të rrugës dytësore në Fushë-Bulqizë.

“Shtetasi R.M. duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.” thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas të dhënave të para, bëhet e ditur se shkak i aksidentit dyshohet të jetë lagështia në rrugë. I plagosuri fillimisht është dërguar në spitalin e Bulqizës ku dhe ka marrë ndihmën e parë, por mjekët e kanë dërguar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Bilanc tragjik ka qenë ai i ditëve të fundit në segmentet rrugore shqiptare, ku shtatë persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur, si pasojë e aksidenteteve automobilistike.

Bulqizaime.al

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %