Dashurie Zerja, pasqyrimi i vlerave të gruas dibrane

2 0
Read Time:3 Minute, 1 Second

Personazh” është një projekt që sjell njeriun e vërtetë dhe të zakonshëm, por me historinë e jashtëzakonshme.  Histori të treguara nga vetë ata, ku gjithkush gjen një copëz të realitetit që sfumohet, por që nuk humbet kurrë. Personazhe që rrëfejnë dhe që sjellin mesazhe të forta për shoqërinë. I gjejmë mes nesh, por harrojmë të flasim gjatë me ta.

Nga: Samet Zagradi

Gratë në Dibër gjatë gjithë historisë kanë pasur një rol mjaftë të rëndësishëm në shoqëri. Pavarësisht se në dukje ato mbanin një rol dytësor në familje pasi “burri” I shtëpisë merrte vendimet pasha dhe mendimi i saj ka qënë gjithmonë I konsiderueshëm. Historia ka treguar se gratë dibrane zotërojnë  potenciale të jashtëzakonshme në mikpritje, pastërti,  kulturë dhe sipërmarje. Një shembull mjaftë I mirë I një zonje që I përmbledh të gjithë cilësitë që përmendëm më sipër është nëna Dashuri që mendoj se cdo dibran e ka degjuar të paktën një herë të vetme. 

Dashurie Zerja në faqet e një reviste Zviceriane

Këtë herë në projektin “personazh” kemi zgjedhur të flasim për një zonjë të hekurt të punës. Për një zonjë fisnike dhe një grua të zellshme për punë. Bujtina “Nëna Dashuri” është sipërmarja agroturistike që ka filluar pikërisht nga duart e Dashurie Zerës. Me dashurinë e madhe për punën zonja Dashe, sic i thërrasin komuniteti në vitin 2008 filloi të prodhojë Jufkat Dibrane.  

Disa produkte të bujtinës “Nëna Dashuri” Diber

-Në fillim i tërë procesi bëhej në mënyrë artizanale:- thotë Dashja për portalin Dibra ON, por me rritjen e kërkesës lindi nevoja  që procesi të  automatizohej. Gjithsesi linja e prodhimit të jufkës ka mbetur po njësoj me traditën dibrane me proceset si përgatitja e brumit , ftollja e tij, prerja dhe më pas tharja. Kjo është një karakteristikë që e dallon jufkën tonë nga  mallrat e tjerë në trëg. Bashkë me jufkën  filluam prodhimin edhe të trahanasë tradicionale dibrane e cila është po njësoj e prodhuar dhe e kërkuar.:- përfundon Dashurie Zerja, sipermarrese e jufkave të Dibrës.

(Dashurie Zerja në Tv Klan & Top Channel)

Dashurie Zerja, është nga sipërmarrëset më të suksesshme në qytetin e Dibrës. Ajo ishte shquar në familje si një amvisë e zonja teksa gatuante dhe kujdesej për familjen e saj të madhe. Në vitin 2008 ajo filloi të prodhonte jufkat e famshme të Dibrës, jo vetëm për familjen, por edhe për t’i tregtuar. Më vonë filloi të prodhonte edhe produkte të tjera ushqimore, si komposto dhe reçelra me frutat e pemishtes së familjes. Shumë shpejt produktet e prodhuara prej saj u bënë shumë të kërkuara në treg.

Biznesi po zgjerohej dita-ditës, produktet shiteshin shumë shpejt dhe arritën në çdo trevë shqiptare, madje kaluan edhe kufijtë. Klientët shtuan kërkesat edhe për shërbime të tjera agroturizmi. Dhe nuk do të vononte koha kur familja Zerja do të hapte edhe një restorant tradicional, ku shërbehet një gamë më e madhe produktesh të gatuara në mënyrë tradicionale dibrane.

“Nëna Dashuri Agroturizëm”

Bujtina “Nëna Dashuri” është vizituar nga figura shumë të rëndësishme politike, arti,kultura sporti etj. Gatimet tradicionale të zonës në restorant gatuhen vetë me dorën e Nënës Dashuri dhe mënyra e shërbimit është mjaftë e vecantë. Këto detaje tradicionale të kulturës tonë shërbejnë jo vetëm si tërheqje të tursitëve por njëherëash tregojmë kulturën dhe të kaluarën tonë të Dibrës.

Gra si Dashure Zerja ka shumë në Dibër. Ato kanë mposhtur çdo paragjykim, vështirësi dhe çdo veprim maskilist të shoqërisë ku jetojmë. Tashmë ato janë faktorë në shoqëri ku në shumë raste drejtojnë biznese dhe sipërmarrje , sic është rasti i Dashurie Zerës. 

Happy
Happy
27 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
55 %
Sleepy
Sleepy
18 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %