Në muajin janar 2023, inflacioni në vendin tonë vijon të mbetet i lartë krahasuar me një vit më parë, por me shenja të dobëta ulje krahasuar me muajt e fundit të 2022.
Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2023, arriti 112,6 kundrejt muajit Dhjetor 2020, por ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin janar 2023 është 7,2 %, ku një vit më parë ky ndryshim ishte 3,7 %.
Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin janar 2023, krahasuar me Dhjetor 2022 është vetëm 1,1 %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit
Rritja vjetore e çmimeve në muajin janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,67 përqind, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,56 pikë përqind.
Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,52 përqind, ndërsa çmimet e grupit “Transporti” me +0,39 përqind. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,26 përqind; “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,25 përqind; “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,20 përqind; “Veshje dhe këpucë” me +0,15 përqind; “Shërbimi arsimor” me +0,07 përqind; “Shëndeti” me +0,05 përqind; “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” +0,04 përqind.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore
Krahasuar me muajin janar 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 13,3 %, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,6 %, “Transporti” me 6,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,1 %, “Veshje dhe këpucë” me 4,1 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,0 %, “Shërbimi arsimor” me 2,3 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,8 %, “Komunikimi” me 1,3 % dhe “Shëndeti” me 1,0 %.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me me 26,4 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 21,4 %, “peshk” me 17,3 %, “bukë dhe drithra” me 15,3 %, “mish” me 14,4 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 14,3 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 7,0 %, etj.
Ndryshimet mujore të grupeve kryesore
Krahasuar me muajin Dhjetor 2022, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 2,6 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 0,7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,5 % secili, “Argëtim dhe kulturë” me 0,4 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 % dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 %.
Nga ana tjetër, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” u ulën me 0,1 % secili.
/rtsh.al/