Pak lajme jashte Dibres, 7 shkurt 2019

0 0
Read Time:1 Minute, 48 Second

Prindërit: Të zbardhet ngjarja. Në shkollën e Kavajës, Avokati i Popullit nis një verifikim

Prindërit shprehen ende të shokuar nga ngjarja e përdhunimit seksual të një të miture dhe po tregojnë akoma më shume kujdes për fëmijët e tyre. Në qytet u zhvillua dje mbledhja e një grupi multidisiplinar me përfaqësues të shkollës, agjencisë së të miturve, psikologëve, policise për masat që do të merren ne menaxhimin e mëtejshëm të situatës dhe parandalimin e rasteve të tjera. Përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë dy ditë në qytetin e Kavajës duke bërë një hetim administrative për verifikimin e pretendimeve të ngritura në media për mosreagim dhe fshehje te ngjarjes nga strukturat shtetërore duke nisur nga shkolla, policia dhe prokuroria.

Shqipëri: Një tjetër grua viktimë e krimit në familje në Vlorë

Policia e Vlorës tha sot se gjeti rreth mesditës trupin e pajetë të një gruaje 45 vjeçare në mjediset e një njësie të vogël biznesi ku ajo punonte, fare afër komisariatit të policisë së qytetit. Sipas policisë gruaja dyshohet se u vra nga bashkëshorti, i cili më pas tentoi vetëvrasjen dhe po merr trajtim mjekësor. Fqinjët e viktimës folën për dhunë sistematike të bashkëshortit ndaj gruas si dhe për precedentë të mëparshëm të tij në polici për dhunën në familje.

Basha: Nuk do të ketë hapje negociatash në Qershor

Në fjalën e tij të mbajtur në seancën parlamentare të kësaj të enjte, kryeopozitari Lulzim Basha u shpreh se disa prej politikanëve të mazhorancës kanë marrë mesazhe në Berlin se nuk do të ketë hapje negociatash në Qershor për Shqipërinë. Sipas kryetarit të PD-së, rrugëzgjidhja e vetme politike është një qeveri tranzitore dhe zgjedhjet e parakohshme.

Meta takon Engel: Kosova në prag të finalizimit të marrëveshjes me Serbinë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit në Kongresin Amerikan nga Kongresmeni, Eliot Engel, njëkohësisht Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme. Ai falenderoi Kongresmenin Engel për rolin e tij të pazëvendesueshëm, jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por veçanërisht për angazhimin e tij të pakursyer për çështjen shqiptare në momentet më të vështira historike për kombin, çlirimin e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

DIBRAON.COM

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %