ARRSH këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur të udhëtojnë drejt zonave malore
Qarkullimi kryhet pa probleme në akset Korçë-Dardhë, në Llogora, në Kukës-Ura e Zapodit, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Fierzë dhe Qafë Bualli-Krastë, edhe pse gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar.
“Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në Korçë-Dardhë, në Llogara, në Kukës-Ura e Zapodit, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Fierzë, Qafë Bualli-Krastë, ku është punuar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, sipas njoftimit të ARRSH-së.
Top Channel